Ekspozita e veçantë
e artistëve Britanikë

Ekspozita e veçantë<br />e artistëve Britanikë
Artistët Britanikë, Grayson Perry dhe Antony Gormley ndihmuan në shfaqjen e ekspozitës më të madhe në ambient të hapura, të quajtur “Art në çdo vend”, në stacionin Waterloo në Londër.

Stacioni i trenit do të mirëpresë ekspozitën më të madhe të artit modern ku 25 vepra arti do të vendosën në tabelën reklamuese më të njohur të qytetit. Veprat janw përzgjedhur nga mbi 38,000 fansa nëpërmjet një votimi që u hap në faqen zyrtare në facebook të ekspozitës së re verore.

Kryeveprat do të rikrijohen të printuara si postera dhe animacione dixhitale për t’u vendosur më pas në autobusë, stacionet e trenit, billbordera gjatë rrugëve, qendra tregtare, aeroport e qëndra të tjera shërbimi nëpër gjithë Britaninë e Madhe. Grayson Perry, një nga organizatorët e këtij projekti, thotë se 90% e banorëve të Anglisë do të kenë mundësi të shohin gjatë ditës së tyre të paktën një vepër arti të përfshirë në ekspozitën “Art në çdo vend”.

Ai shprehet gjithashtu se qëllimi i ekspozitës në vende ku ka shumë njerëz synon të ngjallë debate dhe diskutime mes kalimtarëve për të kuptuar më mirë natyrën e artit, natyrën e reklamimit dhe sjelljen e publikut ndaj tij.

Antony Gormley tregon se ishte një nga iniciatorët e këtij projekti duke qenë se mendon se arti është diçka që duhet ndarë me këdo, pasi të frymëzon dhe rrit kreativitetin, dhe për më tepër vizitat në ekspozita janë të vështira për tu planifikuar në fluksin e jetës së përditshme ose ndonjëherë dhe të pamundura nga gjendja ekonomike.

Ndërsa Richard Reed tregon se frymëzimi i erdhi ku rastësisht hasi në një vepër arti të thjeshtë në rrugë, me ngjyra të bukura dhe shumë të veçantë, çka e bëri të qëndronte për rreth 30 sekonta duke e shikuar. Aty kuptoi dhe nevojën e rëndësinë që ka në jetën e njerëzve shikimi i artit në çdo moment të ditës, si një çelës frymëzimi.

Veprat e artit të përzgjedhura do të qëndrojnë nëpër rrugët e qytetit deri në fund të muajit gusht.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Me varka dhe gomone, dita e dytë e kërkimeve në lumin Buna për 39-vjeçaren dhe dy fëmijët, vështirësi në gjetjen e trupave

Me varka dhe gomone, dita e dytë e kërkimeve në lumin Buna për 39-vjeçaren dhe dy fëmijët, vështirësi në gjetjen e trupave