Ekspozita ‘Jeruzalemi, jo thjesht një qytet’, në Pogradec! 93 portrete lutjesh ekspozohen në Galerinë e Artit

“Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet” është ekspozita me 93 fotoportrete të ndryshme multikulturore të qytetit të Izraelit e fotografit Dimitry Brickman, që u hap kësaj here në Galerinë e Arteve në Pogradec.

Jeta e banorëve vendas dhe religjoneve të qytetit izraelite, sy që shprehin një lutje, portrete që kërkojnë të mbinatyrshmen  janë disa nga tematikat qendrore që përcjell ekspozita.

Për Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler, një ndër qëllimet e ekspozitës është prezantimi i trashëgimisë fetare dhe kulturore të qytetit të shenjtë të Jeruzalemit.

 “Kjo është një ekspoze për qytete dhe bashkitë e ndryshme. Ekspozita I kushtohet Izraelit, një qytet shumë I rrallë  me të gjithë standardet e veta dhe me një histori të lashtë. Ai është një qytet shumë I rëndësishëm sa I përket besimeve të ndryshme fetare. Shpresojmë që kjo ekspozitë shëtitëse të bëhet pjesë e qyteteve të ndryshme të shqipërisë dhe në Ballkan’- u shpreh Noah Gal Gendler.

Ekspozita “Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet” do të qëndrojë e hapur deri më 2 shtator 2022 në Pogradec për të udhëtuar më pas në një tjetër qytet.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin