Ekspozita e parë personale e kryeministrit Rama në Shtetet e Bashkuara u hap mbasditen e së premten në galerinë në New York të Marian Goodman.

Pikturat në dokumentat e punës të grumbulluara prej vitesh nga Rama, do të ekzpozohen deri në datën 23 dhjetor në muret e galerisë presitigjoze duke imituar pamjen e mureve të zyrës së tij në kryeministri.

Në ekspozitë Rama vjen gjithahstu si skulptor. “Skulpturat e tij në qeramikë ngjajnë si një variant tre dimensional i piktuarave të tij”-thuhet në njoftimine galerisë ku bëhet gjithashtu një jetëshkrim i shkurtër i kryeministrit shqiptar dhe historik i ekpozitave të tij.

Të shtunën në orën 16:00 galeria njofton bashkëbisedimin e Edi Ramën me kritikun dhe historianine artit Hans Ulrich Obrist dhe artistin bashkohor Rirkrit Tiravanija.

Galeria kërkon rezervime për praninë, pasi interesi sipas saj është i madh dhe vendi nuk mund t’i përbajë të gjithë të interesuarit.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com