TIRANE- Ka mall për identitetin e Tiranës së vjetër, identitetin historik të saj dhe dëshiron ta shoh atë në tablotë e kolegëve, siç ndodh me Parisin që shfaqet në një pafundësi veprash arti. “Por piktorët tanë s’e shohin të gjithë me dashuri Tiranën, thotë piktori Lekë Tasi, i cili edhe pse druhet të flasë para ekspozitës për motivet e saj, i kuptohet qartë kontestimi për shkatërrimin e arkitekturës së Tiranës. Pastaj edhe vetë titulli i kësaj ekspozite nuk do koment...
“Satirë në Sheshin Skënderbej” titullohet ekspozita e Lekë Tasit, që do të hapet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe do të qëndrojë deri më 8 Korrik 2015. Ekspozita e kuruar nga Suzana Kuka prezanton rreth 45 punime të realizuara pas viteve 2000, në teknikat vaj, teknikë e përzier dhe vizatime.
/Shqiptarja.com