Ekspozitë detajesh nga java politike që po lëmë pas!

Kuvendi i Shqipërisë

E gjelbërt dhe bukolike qe kjo javë! E  ëmbel , ngarkuar me sherbet u shfaq ajo. Në Tiranë u mbajt një konferencë per turizmin. Delegacionet nga kazatë dhe kasabatë erdhen derven derven , në vend të fjalve gota dhe enë. Fjalen kryesore e mbajti Babo i sapo kthyer nga udhetimi në panairin e veres  në Verona. Atje kishte hequr ca gllenka  të mira ndaj ishte në humor të ndezur. Shakatë e tij shkulen se qeshuri Tezen. Koka e saj valvitej si flamuri i rrahur nga suferina. Sytë e saj shkelqenin nga pjalmi dhe lezeti i momentit.

Hallakataj  sa andej ketej si varke pa timonier në detin e lumturisë tek Babo kujtoi Karl Marksin që do ti rruhej mjekrra  paq po të vinte në Rinas pergjatë viteve 70. Hukama e Tezes  ishte himni i atij takimi.Edhe Margeriti po e perjetonte çastin  me nderet qe meritonte ! Në harten e pergjithshme të lumturise buzeqeshja e saj vezullonte e permbajtur por thellesisht e konsoliduar e burimore. Bela qeshi me spontanitet e tonalitet. Menjehere u be serioze  dhe rrotulloi koken per t'ju kujtuar që shakaja me kripe dhe kripa me karar nepermjet një shikimi si thike. Ajo di parimin kuranor "mallkuar qofte e teperta" se Babo bezdiset.

Evis Kushi pesoi dy tre dritherima. Ulsiu psheretiu si foka dikur në Tale. Nikoqiri Niko uli koken qe shikimi të mos i thyhej si veze. Më i ndershmi aty shfaqej Arben Pellumbi. Ai degjonte Babon me vemendje,admirim dhe ëmbelsi. Nuk i lejonte vetes që atë ndjesi ta transformonte në kaos zanor. Sintonia me idetë i jepte perqendrim e reflektim, qyfyret e gezonin se brendshmi pa e hargalisur se jashtmi. Krifca po ashtu e kthyer nga Verona ku vera shqiptare u derdh lumë në panair  larg blegerimave të dhive e deleve qe aq ja kendellin mendimet e shfaqte nderimin me heshtje. Gjylameti e cila bleron nga ngjyrat pranverore mes jeshiles së natyres dhe ylberit të fantazisë tek shakatë e Babos sheh persepektiven e një endrre pas 14 Majit.  Elisa çuditshem u pa në Maqedoni ku do behej një xhade e re tek jepte bekimin e saj "urbi et torbi" që mbrothesia të pushtojë atë anë të Ballkanit.

Me i qarti nga të gjithë shfaqet Çyrbja me slloganin e tij " pune jo llafe". Del Babo me  cfurk, menjehere Çyrbja merr lopaten dhe i hyn zabelit. Ai nuk shkon te duket rri atje që të bej terbiet siç i ka hije ate nahi që Babo i ka besuar here me nje gote raki ne dore, here mes valltarve, diku me muratoret e me pas me barinjet e arratisur nga Akademia. Kendej nga Opozita pas lajmit që Baba Lul do të kthehet të marrë vulen ka një hare që shperrthen nga poret. Video ku ai u shfaq duke e shkaterruar një byrek u mor si sihariq që simbolizon forcen dhe mbledhjen e energjive. Kur ai te kthehet pret ti thone "Qe Baba Vulen" dhe ai ta vertisë me forcen që e karakterizon. Kur ai te kthehet do ti dalë perpara në Peqin Dash Sula si mareshalli Nei per të ndalur Napoleonin por nuk dihet në do mbeshtese koken në gjoksin e tij duke u konvertuar apo flake do ti japë barotit?! Gaz Bardhi me Saimir Koreshin po rrine me pushke per faqe pa e ndare mendjen nga do shtien. Jorida behet muzg dhe nata e mundon me dilemat e veta në pritje të agimeve të reja.

Kryezevendes Lideri Muli po merret me gjera të medha dhe me ka munguar qamet darovitja e tij aterore. Po kaq zemerimi i Albanes po ma bën tē zymtë e të pashpresë këtë stinë të revolucionit. Majlinda Bregu u pa në parlament nuk dihet sa u gezuan po sa u merziten po. Salianji ka filluar fushaten në Kavaje. Ai nuk do të humbasë çastin kur Baba Lul do të kalojë asaj ane në turravrapin per tu kthyer.  Me llafet lume e miresinë perrua aty do jete për tja bërë rrugen sapun. Unë pa foltore e pa vulë kam hapur një dyqan ku mbledh deshmi në menyrë që Kronika të konsolidojë serioziten e saj në rritje!

Ekspozitë detajesh nga java politike që po lëmë pas! E gjelbert dhe bukolike qe kjo javë! E  ëmbel , ngarkuar me sherbet u shfaq ajo. Në Tiranë u mbajt një konferencë per turizmin. Delegacionet nga kazatë dhe kasabatë erdhen derven derven , në vend të fjalve gota dhe enë. Fjalen kryesore e mbajti Babo i sapo kthyer nga udhetimi në panairin e veres  në Verona.

Atje kishte hequr ca gllenka  të mira ndaj ishte në humor të ndezur. Shakatë e tij shkulen se qeshuri Tezen. Koka e saj valvitej si flamuri i rrahur nga suferina. Sytë e saj shkelqenin nga pjalmi dhe lezeti i momentit. Hallakataj  sa andej ketej si varke pa timonier në detin e lumturisë tek Babo kujtoi Karl Marksin që do ti rruhej mjekrra  paq po të vinte në Rinas pergjatë viteve 70. Hukama e Tezes  ishte himni i atij takimi.Edhe Margeriti po e perjetonte çastin  me nderet qe meritonte ! Në harten e pergjithshme të lumturise buzeqeshja e saj vezullonte e permbajtur por thellesisht e konsoliduar e burimore. Bela qeshi me spontanitet e tonalitet. Menjehere u be serioze  dhe rrotulloi koken per t'ju kujtuar që shakaja me kripe dhe kripa me karar nepermjet një shikimi si thike. Ajo di parimin kuranor "mallkuar qofte e teperta" se Babo bezdiset.

Evis Kushi pesoi dy tre dritherima. Ulsiu psheretiu si foka dikur në Tale. Nikoqiri Niko uli koken qe shikimi të mos i thyhej si veze. Më i ndershmi aty shfaqej Arben Pellumbi. Ai degjonte Babon me vemendje,admirim dhe ëmbelsi. Nuk i lejonte vetes që atë ndjesi ta transformonte në kaos zanor. Sintonia me idetë i jepte perqendrim e reflektim, qyfyret e gezonin se brendshmi pa e hargalisur se jashtmi. Krifca po ashtu e kthyer nga Verona ku vera shqiptare u derdh lumë në panair  larg blegerimave të dhive e deleve qe aq ja kendellin mendimet e shfaqte nderimin me heshtje. Gjylameti e cila bleron nga ngjyrat pranverore mes jeshiles së natyres dhe ylberit të fantazisë tek shakatë e Babos sheh persepektiven e një endrre pas 14 Majit.  Elisa çuditshem u pa në Maqedoni ku do behej një xhade e re tek jepte bekimin e saj "urbi et torbi" që mbrothesia të pushtojë atë anë të Ballkanit.

Me i qarti nga të gjithë shfaqet Çyrbja me slloganin e tij " pune jo llafe". Del Babo me  cfurk, menjehere Çyrbja merr lopaten dhe i hyn zabelit. Ai nuk shkon te duket rri atje që të bej terbiet siç i ka hije ate nahi që Babo i ka besuar here me nje gote raki ne dore, here mes valltarve, diku me muratoret e me pas me barinjet e arratisur nga Akademia. Kendej nga Opozita pas lajmit që Baba Lul do të kthehet të marrë vulen ka një hare që shperrthen nga poret. Video ku ai u shfaq duke e shkaterruar një byrek u mor si sihariq që simbolizon forcen dhe mbledhjen e energjive. Kur ai te kthehet pret ti thone "Qe Baba Vulen" dhe ai ta vertisë me forcen që e karakterizon. Kur ai te kthehet do ti dalë perpara në Peqin Dash Sula si mareshalli Nei per të ndalur Napoleonin por nuk dihet në do mbeshtese koken në gjoksin e tij duke u konvertuar apo flake do ti japë barotit?! Gaz Bardhi me Saimir Koreshin po rrine me pushke per faqe pa e ndare mendjen nga do shtien. Jorida behet muzg dhe nata e mundon me dilemat e veta në pritje të agimeve të reja.

Kryezevendes Lideri Muli po merret me gjera të medha dhe me ka munguar qamet darovitja e tij aterore. Po kaq zemerimi i Albanes po ma bën tē zymtë e të pashpresë këtë stinë të revolucionit. Majlinda Bregu u pa në parlament nuk dihet sa u gezuan po sa u merziten po. Salianji ka filluar fushaten në Kavaje. Ai nuk do të humbasë çastin kur Baba Lul do të kalojë asaj ane në turravrapin per tu kthyer.  Me llafet lume e miresinë perrua aty do jete për tja bërë rrugen sapun. Unë pa foltore e pa vulë kam hapur një dyqan ku mbledh deshmi në menyrë që Kronika të konsolidojë serioziten e saj në rritje!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës