Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Petro Marko çelën të premten, më datë 22 dhjetor, ekspozitën “Petro Marko – 110-vjetori i lindjes”, me pjesëmarrjen e familjarëve të shkrimtarit, studiuesve, shkrimtarëve, përkthyesve, dashamirësve të kulturës etj.
Drejtori i BKSH-së, Piro Misha, dhe drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, duke vlerësuar personalitetin e letrave shqipe, vunë theksin në rëndësinë e veprimtarive të tilla si “forma më e mirë për të kujtuar dhe përcjellë te brezat e rinj gjurmën dhe trashëgiminë e personaliteteve që përbëjnë panteonin e kulturës shqiptare”.
Veprimtarinë e përshëndetën edhe shkrimtarja Diana Çuli, studiuesi Behar Gjoka, si dhe vajza shkrimtarit Arianita Marko, të cilët ndanë me të pranishmit vlerësimet dhe kujtimet për shkrimtarin.
Petro Marko konsiderohet së një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letrave shqipe, i cili ka lënë një trashëgimi të pasur në botime me poezi, tregime, romane, drama, publicistikë, kujtime etj. Botimet e para të krijimtarisë së tij nisim me gazetat dhe revistat e viteve ’30, si: “Illyria”, “Demokratia”, “ABC”, “Bota e re” apo “Shqipëri e re”, për të vijuar më pas në botimet e veprave të tij.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3996
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sonetet e Shekspirit ngjiten në skenën e teatrit të Vlorës
20 Tetor, 18:23
-
‘Botimet veneciane në Fondin e Bibliotekës Kombëtare’, bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës
21 Shtator, 16:34
-
Ministri Gonxhja: Biblioteka Kombëtare është në situatë kritike, por nuk do preket! Bibliotekë e re Kombëtare pranë Gardës
17 Shtator, 14:28
-
Dëshmia e rrallë e Petro Markos: Në ’88-ën, kur isha në Greqi me Safon dhe njerëzit e mi, më propozuan të rrija aty e të shkruaja një libër kundër Enver Hoxhës
1 Qershor, 13:52
-
Kujtimet e Petro Markos: Kur Asllan Ypi e kishte parë Enverin te kafe ‘Flora’ dhe i kishte thënë po ti, çdo këtu me këta të kuqtë
25 Maj, 13:06
-
Himarë/ Rama i jep certifikatën e pronësisë, vajza e Petro Markos: Do ta kthej në muze dhomën e babait, kujtimi i tij do jetë gjithmonë aty
24 Maj, 11:27
-
Rinia ‘lexon’ telefonin! 20-vjeçari bën diferencën, me bibliotekë në dhomë: Librat kushtojnë, por me pak kursim ia dal
23 Prill, 16:24
-
Dëshmia e rrallë e Petro Markos: Në ’88 kur isha në Greqi me Safon dhe njerëzit e mi më propozuan të rrija aty e të shkruaja një libër kundër Enver Hoxhës…
2 Qershor 2023, 08:47
-
Kujtimet e Petro Markos: Zyrtari komunist përdhunoi një vajzë të vogël, por në fshat ua mbyllën gojën! Thanë se ishte thashethem për të denigruar Partinë
31 Maj 2023, 11:16
-
Kujtimet e Petro Markos: Si u tërbua Mehmet Shehu nga një vjershë e imja! Më tradhtuan shokët e mi të ngushtë
30 Maj 2023, 11:29
-
‘Në Shtëpinë Botuese, punoja në një zyrë me kolegun, ai më spiunoi te Sigurimi, sikur kisha folur kundra pushtetit dhe…’/ Kujtimet e Petro Markos
29 Maj 2023, 07:27
-
‘Të lidhur me zinxhirë, më çuan te qelia ku mbanin ata që do pushkatoheshin, por…’/ Kujtimet e Petro Markos
28 Maj 2023, 07:24