Ekspozohen 22 vepra arti për natyrën, artistët: S’duhet të qëndrojmë indiferent ndaj saj (VIDEO)

Skulptori Emanuel Koko edhe piktorja Blegina Hasko janë bërë bashkë për të ekspozuar 22 vepra arti në galerinë e artit “Kalo”. Në ekspozitën “Artisti dhe natyra” nëpërmjet veprave të artit vijnë dritat, hija, ngjyrat, format, profilet, siluetat edhe linjat e natyrës. Vet piktorja Hasko, e cila ka bërë edhe kurimin e kësaj ekspozite mendon se artistët mund të dekodifikojnë gjuhën e veçantë të natyrës me ndërhyrjet e tyre, si tek një gur apo një drurë me formë të ç'rregullt, por edhe në peizazhe a trille vizual. Prandaj, sipas Haskos, vëmendja e njeriut duhet që të jetë edhe më e madhe ndaj natyrës.

“Njerëzimi trajtohet si mrekulli, krijesë e nënës natyrë, madje si kryevepër inxhinjerike-biologjike, por edhe si kryevepër  arti, për shkak të qenies estetikisht i përsosur. Natyra na befason me dritën e saj magjepsëse, hijet, ngjyrat, format, profilet, siluetat, linjat. Prandaj ne nuk duhet që të qëndrojmë indiferent ndaj saj”, shprehet Hasko.

Foto nga ekspozita 'Artisti dhe natyra'

Veprat e skulptorit Emanuel Koko janë ekspozuar në hapësira publike brenda edhe jashtë vendit. Ndërsa, në këtë ekspozitë artisti sjell se si nga ndërhyrjet e tij në botën materiale që gjendet në natyrë, i jep jetë edhe shpirt një figure njeriu, kafshe apo shpendi.

“Ekspozita “Artisti edhe natyra” trajton idenë, që një fragment i natyrës mund të interpretohet nga ne, duke e kthyer në art. Natyra është shumë e domosdoshme për ne, sepse aty gjejmë qetësi në jetën e përditshme, por edhe bëjmë interpretime të ndryshme”, shprehet Koko.

Ekspozita “Artisti dhe natyra” do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në galerinë “Kalo”.

Foto nga ekspozita 'Artisti dhe natyra'

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg