Zyra qendrore e telebingos, për të gjithë lexuesit e Shqiptarja.com, bën një njoftim të rëndësishëm. “Të gjithë ata lexues, që do të blejnë gazetën shqiptarja.com në një vend që nuk shiten bileta telebingo, duhet të paraqiten në pikën më të afërt të shitjes së biletave EkspresBingo dhe Telebingo, për të regjistruar biletën e tyre për shorteun. Pikën më të afërt e gjejnë duke pyetur shitësin ku morën gazetën, apo duke telefonuar në numrin 04 223 12 06 ku operatorët do të japin udhëzimin e saktë për pikën më të afërt për të regjistruar biletën”. Kështu, shqiptarja.com, shton gamën e bashkëpunimit me agjenci të ndryshme, për ti dhënë më shumë mundësi lexuesve të saj, që përvec informacioneve, lajmeve dhe investigimeve, të jenë pjesë e një llotarie kombëtare.
(aq/shqiptarja.com)