Ekspresbingo, shorteu
i ri sjell “një tren” me lekë

Ekspresbingo, shorteu <br />i ri sjell “një tren” me lekë
TIRANE - Një tren me lekë. Ky ishte konkluzioni i ditës së spektaklit më të ri Ekspres Bingo. Shumë fitues, shumë dhurata dhe çmime marramendëse në lojën e re që luhet për superkutinë, superunazën dhe ekspres bingon.
Por supriza e këtij spektakli, me një kondrabiletë të kthyer për në zyrat e telebingos dhe që luhen me lojën telefonike, erdhën për një qytetar nga Tirana, Esat Cara, i cili fitoi që në momentin e parë të hedhjes së shortit me anë të telefonit makinën Shevrolet Spark, një risi e sjellë në këtë spektakël nga Ekspres Bingo.
U ndje shumë i surprizuar qytetari nga Tirana ndërsa u duk më qartë edhe në komunikimin telefonik të ditës së sotme. Ai duhet të paraqitet të premten, në orën 12.00 në zyrat e Nacional sh.a, prapa stadiumit “Selman Stërmasi” për të marrë vesh procedurat e marrjes së makinës së re të fituar me një biletë prej 50 lekësh të Ekspres Bingo.
Por ndërkohë, shumë çmime që u ranë qytetarëve nga Tirana, Durrësi, Fieri, Gjirokastra dhe Vlora ishin suprizat e spektaklit të djeshëm.
Kështu, çmimet prej 50 mijë lekësh të reja, 70 mijë lekësh, 30 mijë lekësh dhe shumë cmime të tjera ishin pjesë e spektaklit. Ndërkohë, që cmimi i madh ekspres bingo u fitua nga katër qytetarë të rretheve të cilët përfitojnë nga cmimi i madh mbi 400 mijë lekë të vjetra.

Procedura
Sipas organizatorëve të lojës më të re që hidhet në shorteun në TV Klan çdo të martë në orën 16.00, kjo lojë është një atraksion i ri për të gjithë ata që marrin pjesë në të. Në çdo pikë shitje të gazetave por edhe në pikat ku shiten biletat e Telebingos, të gjithë qytetarët mund të gjejnë biletat e ekspres bingo. Madje, falë një bashkëpunimi me gazetën Shqiptarja.com, shumë prej qytetarëve e kanë marrë atë edhe nëpërmjet biletës që u dha falas me gazetën. Shorteu hidhet me anë të goglave derisa fitohet superkutia, superunaza, për të arritur në çmimin e madh të Ekspres Bingos, i cili fiton 35 përqind të fondit të fitimit. Loja, shumë e thjeshtë për tu luajtur, sjell fitoren jo vetëm me goglat e hedhura gjatë spektaklit në sallë, por edhe nëpërmjet kondrabiletave që sillen në zyrat e Nacional Sh.a, në lojën telefonike. Gjatë spektaklit të djeshëm të lojës telefonike, në të katër telefonatat e bëra, u arrit të fitohej që në javën e dytë të këtij shorteu makina e re, me zero kilometrazh, Shevrolet. Ndërkohë që çmimet e tjera ishin një mal me para.

Shqiptarja.com
Pjesë e këtij shorteu është bërë edhe gazeta Shqiptarja.com, e cila në bashkëpunim me Nacional sh.a, arriti të shpërndajë biletat falas bashkë me gazetën. Dhe gjatë spektaklit të sotëm, një prej fituesve të shorteut të javës së parë, ishte një vajzë nga Gjirokastra, e cila kishte blerë biletën ekspresbingo që ishte vendosur në gazetën Shqiptarja.com, duke u bërë fituese e 300 mijë lekëve të vjetra. Pra vetëm me 30 lekë, duke blerë gazetën, arriti të marrë një shumë të madhe parash. “Jam shumë e lumtur. E kam parë gazetën Shqiptarja.com dhe më është dukur shumë interesante. Por ditën që kishte biletën ekspres bingo, nuk mendova se fati do të trokiste në familjen tonë. Ndaj, tani që ndodhem në këtë sallë, më bëhet qejfi që kam fituar nga loja ekspresbingo por edhe nga gazeta Shqiptarja.com”.
Ndërkohë për të gjithë ata që nuk e kanë ndjekur spektaklin gjatë të martës, numrat fitues të shorteut të sotëm, do ti gjejnë emrat në gazetën Shqiptarja.com.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë