Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviç, deklaroi sot se gjykatat serbe “mund të sigurojnë gjykim të drejtë dhe te ndershem” për Ismail Morina-Ballisti, pas lajmit se Gjykata e larte kroate konfirmoi vendimin per ekstradim.
Lajmin e kanë publikuar mediat serbe, sipas te cilit ministrja thekson: “Duhet të theksoj se spekulimet e medias që nuk do të jenë një gjyq i drejtë ose se nuk do të kenë kushtet e duhura në paraburgim, janë të pasakta”, tha ajo, në një prononcim për Tanjug.
Ajo kujtoi se në raportet e fundit të të gjitha institucioneve përgjegjëse që vizituan burgun në Serbi, deklaruan se në to nuk ka tortura dhe se gjendja e të burgosurve është përmirësuar dhe krahasuar me vitet e kaluara.
“Gjykatat serbe mund të ofrojnë një gjykim të drejtë”, përfundoi Kuburoviç.
“Sa i përket këtij rasti, duhet pritur vendimin e ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, por besoj se kolegu do të sillet në pajtim me vendimet e plotfuqishme dhe se Morina do të ekstradohet në Serbi, në mënyrë që të mund të kryhet procedura penale, e cila ka nisur para Gjykatës së lartë në Beograd”, tha Kuburoviç për Tanjug.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com