Kërkesa për ekstradimin e biznesmenit Arben Frroku të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Dritan Lamajt ka mbërritur në Holandë ditën e djeshme më 10 Maj 2016. 

Ky fakt konfirmohet nga Ministria e drejtësisë e cila sqaron se kjo kërkesë i është përcjell palës Holandeze me atë të postës diplomatike dhe nga Ambasada jonë i është dorëzuar autoriteteve në Hagë.

Po dje kur ka mbërritur kërkesa për ekstradimin e tij drejt Tiranës gjykata Holandeze caktoi për të masën e sigurisë arrest me burg 40 ditë burg.

Frroku u ndalua nga autoritet Holandeze dhe prej më shumë se 3 Javë ai qëndron i ndaluar në Holandë në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë ku apeli i krimeve të rënda e ka dënuar atë me burg përjetë.
 
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)