Nisin zyrtarisht procedurat për ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia, i cili konsiderohet si dëshmitari kyç në vrasjen e Azem Hajdarit 20 vite më parë. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë ka mbërritur në rrugë diplomatike në ambasadën shqiptare në Ankara dhe pritet që t'u dorëzohet autoriteteve turke. Do jetë ministri turk i drejtësisë ai që do vendosë për fatin e ish-truprojës së Sali Berishës, për të cilin një ditë më parë u raportua se do dilte sot përpara gjykatës turke, por një gjë e tillë mbetet e pakonfirmuar.
'Përshpejtoni procedurat e ekstradimit'
Në shkresën drejtuar autoriteteve turke, cila mban firmën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kërkohet përshpejtimi i procedurave në një kohë sa më të shpejtë. Nëse drejtësia turke pranon kërkesën, atëherë sipas afateve ligjore, Izet Haxhia pritet të mbërrijë në Shqipëri në fund të muajit maj. Pritet që autoritetete turke të shprehen në një kohë të shpejtë për këtë kërkesë të autoriteteve të Tiranës, pasi emri i Izet Haxhisë, 52-vjeç, ndodhet në krye të listës së Interpol Tiranës si person i shumëkërkuar.
Rihapja e dosjes 'Azem Hajdari'
Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ish-truproja i Sali Berishës nuk e ka pranuar kurrë, ka kërkuar që të ekstradohet dhe të përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare. Ethet e ekstradimit të Izet Haxhisë kanë nisur tashmë te disa protagonistë të kohës, mes të cilëve edhe njerëz të pushtetshëm në politikë brenda kampit të djathtë por jo vetëm të cilët prej 20 vitesh i tremben ekstradimit të 52-vjeçarit.
Izet Haxhia u dorëzua dy javë më parë në policinë turke me qëllim ekstradimi në vendin tonë, ndërsa vendimin e tij e njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ish-truproja i Presidentit Berisha u arrestua në vitin 2006 në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.
Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi Izet Haxhia është shprehur vazhdimisht se ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e skenarit që çoi në ekzekutimin e Azem Hajdarit pak metra larg selisë blu 12 shtatorin e vitit 1998.
Komente












O sali qeni ngordhur po të vjen fundi o kriminel ordiner o klysh kryekriminelit enver hoxha se ke qën sekretar partie po mir ja ke bo këti populli debil që të kan dhon votën ty duke e ditur që ti ke qën klysh i enver m*tit . Edi Rama ska qen komonist e Edi Rama i ndryshoj faqen Tiranës që e bët ju për faqe të zez . Posht qeni kriminel salhe .
PërgjigjuAq ne pozite te veshtire eshte Edi Rama sa i duhet loja me "Izet". Ishte e pamjaftueshme gazeta "tema" me ndonje "interviste" here pas here.
PërgjigjuNese nuk te intereeon ndikimi qe do kete deshmia e Izetit te politika, nderroje epitetin se nuk te shkon...
Ekstradimi i Izetit bon me heq disa hale prej nesh duke fillu me Sali halene &CO
Përgjigju