Ekstradohen 5 shqiptarë për t'u
përgjigjur para drejtësisë italiane

Pesë shqiptarë u ekstraduan ditën e sotme nga Shqipëria drejt Italisë pasi ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale të kryera në vendin fqinj.

Ekstradimi i tyre është bërë me kërkesë të Interpol Roma, ndërsa 5 shqiptarët do të përgjigjen para drejtësisë në Itali.

Sipas zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, të ekstraduarit janë Namik Demaj, 61 vjeç, Skëndet Gockaj, 42 vjeç, Adnand Xhelili, 42 vjeç si dhe Erjon Xhafa (ose i njohur ndryshe si Xhevahir Mernica) të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërsa ndaj shtetasit Myrteza Arifaj rëndon akuza e vrasjes me dashje në bashkëpunim, i cili është arrestuar për këtë vepër më 27 maj në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve në vendin tonë është bërë mes bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe Interpol Romë, ndërsa si qëllim ka pasur ekstradimin e tyre drejt Italisë.

Ekstradimi i këtyre shtetasve është kryer në bazë të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, , e cila ka hyrë në fuqi në shator të vitit 2011.

(gm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'