/ATSH-Arbi Fortuzi/-Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Alban ILA (Fatmir GJOCI), 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas është dënuar me vendim nr.1412, datë 27.07.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datën 09.11.2011, rreth orës 23:00 shtetasi K. B., pasi ka panuar si kamarier në një lokal bar - kafe që ndodhet pranë stadiumit "Selman Stërmasi", është nisur në këmbë për në shtëpi. Në afërsi të shkollës "Besnik Sykja", i kanë dalë përpara dy djem të rinj. Pasi i janë afruar janë prezantuar si punonjës policie, dhe më pas i kanë marrë portofolin dhe janë larguar. Më datë 09.11.2011, shtetasi S. B. ka qenë duke u kthyer në banesë, në orën 23:15, ku në rrugë i kanë dalë përpara tre persona, të cilët janë prezantuar si punonjës policie. Kanë ushtruar kontroll duke i marrë një sasi parash dhe një celular.
Më datë 30.09.2011, rreth orës 01:00, shtetasi B. M., ka dalë së bashku me një familjarin e tij për shkuar tek makina. Pranë i janë afruar tre shtetas, të cilët i janë prezantuar si punonjës policie dhe i kanë kërkuar të nxirte nga xhepi çdo gjë që kishin, duke i marrë portofolin dhe celularin. Në të gjitha rastet personat të cilët janë paraqitur si punonjës policie dhe kanë kryer vjedhjet kanë qenë shtetasit, E. M., E. K dhe Alban ILA. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij ne Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
/Shqiptarja.com