ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italis Eljot (Andrea) Xhafaj, pasi ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim në Itali për trafikim të lëndës narkotike në bashkëpunim.
Burime policore sqarojnë se ekstradimi u bë mëngjesin e sotëm dhe u mundësua nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana, me linjën ajrore "ALITALIA" në Rinas drejt Romës.
39-vjeçari, që jetonte në Tiranë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi: Gjykata Apelit Milano/ Itali, me vendimin dt.09.11.2006 e ka dënuar me 13 vjet burg për Veprën Penale " Trafikim droge në bashkëpunim". Personi i mësipërm ju dorëzua oficerëve të eskortës Italiane .








