Pas marrëveshjes, një tjetër shqiptar është ekstraduar nga Shqipëria drejt Spanjës, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale.
Antonio Xhaferi, 38-vjeç, banues në Bishan, Vlorë, ishte në ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale "Trafiku i narkotikëve" dhe “Organizata kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
38-vjeçari, u arrestua nga policia e Vlorës, më 7 maj të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar "Lugo".
Gjatë ditës së djeshme, u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi Renato Toro, në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”.