Një 51 vjeçar i dënuar me 17 vjet burg për vrasjen e një personi rreth 15 më parë në Belgjikë është ekstraduar nga kryeqyteti grek, Athina.

"Të dy personat janë konfliktuar për një prostitutë, e cila jetonte me viktimën", sqaruan sot burime zyrtare nga policia. 

51 vjeçari Fiqiret Xhenja nga Shkodra është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në 28 nëntor të vitit 2007 për vrasjen e Andi Bazi (Kamaqi), 31 vjeç në momentin kur humbi jetën.

Vrasja ka ndodhur në Belgjikë më 12 nëntor të vitit 2001.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)