Ekstradohet mjeku që shkaktoi
vdekjen e pacientes në 2007-ën
Mjeku Nuredin Fejziaj, është arrestuar në Belgjikë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Ai është dënuar në vitin 2010 nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet dhe 6 muaj burg nën akuzën për kryerjen e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm dhe korrupison pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
TIRANE - Vetëm një ditë më parë një 7-vjeçare humbi jetën në spital, ndërsa sot Interpol Tirana ka arrestuar një mjek i cili ishte dënuar në 2007 pasi nuk i ka dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore një pacienteje e cila më pas ndërroi jetë.
Mjeku 63-vjeçar Nuredin Fejziaj, është arrestuar në Belgjikë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Ai është dënuar në vitin 2010 nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet dhe 6 muaj burg nën akuzën për kryerjen e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nuredin Feizaj, më më 8 prill të vitit 2007, ka qenë duke ushtruar detyrën e mjekut në urgjencës e Qendrës Spitalor Universitare nënë Tereza në Tiranë, kur shtetasja Rakela V, ka shkuar në gjendje të rëndë në shërbimin e toksikologjisë, për të marrë kujdesin e duhur mjeksor. Vetëm pak minuta pas largimit nga spitali, kjo shtetase është ndjerë përsëri keq dhe e kanë kthyer sërish në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ka gjetur vdekjen.
Gjatë gjykimit, nga akti i ekspertimit dhe ekspertët e thirrur në gjykim, ka rezultuar se kësaj shtetaseje nuk i është dhënë gjithë ndihma e nevojshme mjekësore, dhe nuk është treguar kujdesi i duhur.
Shtetasi Nuredin Fejziaj është arrestuar, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, më datë 21.09.2012 në Oudenarde, Belgjikë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4538
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45