38 vjecari Alban Elezi, shqiptari  nga Kavaja i akuzuar për terrorizëm është ekstraduar nga Interpol Tirana nga Shqipëria drejt Italisë. Gjykata e Breshias ka lëshuar urdhërin e arrestit për 38-vjeçarin për vepra penale të lidhura me terrorizmin të parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Procedimi penal në Itali ka filluar në lidhje me një organizatë kriminale terroriste e cila rekrutonte luftëtarë të quajtur “Islamic State”.

Elezi është arrestuar nga policia e Kavajës më 30 mars të këtij viti për nën akuzën e rekrutimit të xhihadistëve për luftë në Siri.

Kjo celulë e ekstremistëve islamikë që vepronte mes Shqipërisë, Italisë dhe vendeve të Ballkanit duke rekrutuar luftëtarë ishte shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me policinë e vendit tonë, ku tre persona u vunë në pranga, dy prej të cilëve shqiptarë xhaxha dhe nip, 38-vjeçari Alban Elezi dhe Elvis Elezi.

Ndërkohë që është ekstraduar nga Roma drejt vendit tonë 49 vjeçari Artur BEQO, nga  Fieri nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana në Fier.
 Gjykata e Fierit, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Mashtrim”  pasi në muajin nëntor 2008 , Beqo i ka marrë borxh shumën  100.000 dollar duke e mashtruar personit me inicialet L.R duke mos ja kthyer më.
 
 Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)