Ekstradohet në SHBA amerikani
akuzohet për përdhunim fëmijësh

TIRANË – U ekstradua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës 34-vjecari amerikan i arrestuar në vendin tonë më prill të 2015-ës dhe i akuzuar në SHBA për përdhunimin e një adoleshenti 15-vjeçar dhe një të mituri 8-vjeçar.

Luke Adrian Cooke lindur në Tenessee/SHBA u ekstradua nga Interpol Tirana nga Aeroporti i Rinasit Tiranë drejt SHBA:Gjykata e Rajonit të Shelby/Memphis/Tennesse/SHBA, ka lëshuar ndaj tij urdhërin e arrestit ndërkombëtar më 5 prill të 2015, për kryerjen e veprave penale të “Përdhunimit“, dhe Përdhunimit në kushte të rënduara në grup“, parashikuar nga nenet 39-13-503 dhe 39-13-504 të Kodit Penal Amerikan.

Luke Adrian Cooke

Nga Janari i vitit 2003 deri më 11 Maj 2006, në Kontean e Shirby/Memphis/Tennesse/SHBA, shtetasi Cooke ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një adoleshent 15 vjeçar e më pas më 11 maj 2006 ka ngacmuar seksualisht një 8 vjeçar.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Washingtonin në 15 prill 2015, amerikani është arrestuar në territorin shqiptar me qëllime ekstradimi.

luke cooke
(Ne foto: Luke Adrian Cooke)



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve