Ekstradohet në SHBA Hektor
Kelmendi, akuzohet për disa krime

Ekstradohet në SHBA Hektor<br />Kelmendi, akuzohet për disa krime
TIRANE- Hektor Kelmendi, shtetasi me pasaportë serbe dhe kombësi shqiptare, i cili ishte shpallur në kërkim nga FBI-ja, është esktraduar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kelmendi u arrestua më 4 tetor 2011, në pikë-kalimin kufitar të Morinit në Kukës pasi rezultonte të ishte ndër pesë personat më të kerkuar nga FBI-ja. Ai do të gjykohet në SHBA për akuzat e trafikut të drogës, organizim të emigracionit ilegal, plagosje me pasojë vdekjen, gjymtim dhe vrasje, si dhe organizim të trafikut të qenieve njerëzore.

Ekstradimi i tij u krye rreth orës 04:30 minuta të ditës së sotme, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
 
I lindur në Pejë, Kelmendi njihej dhe me emrin Dem Nikçi dhe ishte baba i 3 fëmijëve. Hektor Kelmendi u ndalua teksa po udhetonte nga Kosova për në Shqipëri,
Gjatë kontrollit të pasaportës serbe me nr.00901365 permes sistemit TIMS, emri tij rezultoi të ishte në listen e personave shumë te kerkuar nga FBI-ja.
Më 19 maj 2010, Gjykata e Rajonit Lindor të New York  firmosi urdhër arrestin për këto vepra penale mbështetur në Kodin Penal Amerikan: “Nxitjen e të huajve për të hyrë në territorin amerikan me pasojë vdekje” një herë, “Nxitjen ndaj një të huaji për të hyrë në territorin amerikan duke shkaktuar dëmtime të rënda trupore dhe vënien në rrezik të jetës”, 3 herë, “Kontrabandë të huajsh”, 13 herë, “Nxitjen e të huajve për të hyrë në territorin amerikan”, 10 herë, “Konspiracion për të sjellë të huaj në territorin amerikan”, një herë.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?