Sipas autoriteteve ai ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autor i vrasjes së Ibrahim Manit dhe vendosje eksplozivi.
Dritan Peksani, 26 vjeç banues në rrugën Kongresi i Përmetit në Shkodër, është arrestuar nga policia gjermane për llogari të autoriteteve policore shqiptare 3 ditw mw parw.
Peksani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Shkallës së Parë Për Krime të Rënda në Tiranë, i akuzuar se në disa raste ka qenë ekzekutor i pororosive të marra nga burgu prej Admir Tafilajt, duke kryer vrasje me pagesë.
Po kështu sipas burimeve të Policisë, Peksani është akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dhënie të ndihmës dhe sigurime të mjeteve për kryerjen e vrasjes. Një prej rasteve për të cilat dyshohet se Peksani, ka marrë urdhër për të realizuar është ajo e Brahim Manit pwr qwllime gjakmarrjeje. Po kështu një tjetër ngjarje për të cilën ka marrë porosi Dritan Peksani është edhe ajo e vendosjes së eksplozivit ndaj Arben Sulojt, ish- drejtorit të burgut të sigurisë së Lartë në Fushë- Krujë.
Ja njoftimi i policisë
Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurt/ Gjermani, drej vendit tonë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar:
Dritan PEKSANI, 26 vjeç, lindur në Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim Nr 343, datë 13.07.2015 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg“ , për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim‘‘, ‘‘Krijimit të grupit të strukturuar kriminal‘‘ dhe ‘‘Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal‘‘, parashikuar nga nenet 78/2, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datën 25.06.2014 në qytetin e Shkodrës, shtetasi Dritan PEKSANI, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A.T, K. P, dhe E. M, kanë vrarë shtetasin I. M.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana më Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)