TIRANE - Ekstradohet nga Gjermania 53-vjeçari Flamur Shahini, i dënuar me 15 vite për mashtrim me anë të skemave të fajdeve. Shahini është ekstraduar për llogari të drejtësisë shqiptare ku nga gjykata e rrethit të Matit ka një dënim me 15 vite burgim.

Pas mashtrimit të disa qytetarëve me shuma të konsiderueshme, Shahini kishte mundur të largohej nga Shqipëria dhe arrestimi i tij është bërë pak kohë më parë nga policia gjermane, e cila tashmë e ka esktraduar.

Në dënimin e dhënë nga Gjykata e Matit për Shahinin, rezulton se ky shtetas aktivitetin e tij të paligjshëm të fajdes duke marrë para e premtuar interesa të larta në kthimin e biorxheve, e ka nisur në vitin 2004.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)