Ekstradohet nga Gjermani 30-vjeçari Euxhen Muka nga Shijaku. Ai kërkohej nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Rolanda Kaja në vitin 2011.
 
30-vjeçari në bashkëpunim me Lefter Keçi vrau 33-vjeçaren, për motive të dobëta. 

Gjykata e Durrësit në 2014 ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”.
 
Pas vendimit Drejtoria e Policisë së Durrësit e shpalli në kërkim me kartelë “të kuqe” dhe në kërkim ndërkombëtar. 

Vrasja e 33-vjeçares nga Kavaja në 2011 shokoi opinion publik, pasi kufoma e saj u gjend e dekompozuar 10 ditë pas vrasjes në një kanal në Ishëm.
 
Rolanda Kaja shfytëzohej nga Muka për prostitucion dhe vrasja ishte pasojë e prishjes marrëveshjes së fitimit mes tyre. Ndërsa bashkëpunëtori Lefter Keçi u ekstradua nga Italia në shkurt të 2014 dhe vuan dënimin për krimin e kryer.

euxhen muka

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)