Influenceri holandez Tom van den Heuvel, i njohur në rrjetet sociale si Maniaku Holandez i Udhëtimeve, iu bashkua protestës të së shtunës në Tiranë.

Por, prezenca e tij nuk ka kaloi pa u vënë re, jo për shkak se një i huaj merr pjesë në protestat që mbahen prej më shumë se 160 ditësh në kryeqytet por për shkak të asaj që përfaqëson ky emër.

Tom van den Heuvel, është një vlogger dhe influencues holandez i mediave sociale që njihet për qëndrimet me narrativa të ekstremit të djathtë, me përmbajtje ksenofobe dhe raciste, ku publikon video nga qytete të ndryshme europiane kundër emigrantëve.

Ai drejton një kanal në YouTube që tejkalon 760,000 ndjekës dhe që lidhet kryesisht me komente ksenofobe anti-emigracion.

Në rrjetet sociale qarkullojnë video ku thuhet se përfaqësuesi i ekstremit të djathtë në Holandë, ka ardhur të suportojë protestën anti-qeveritare në Tiranë.  

Në një video vetë i riu duke në protestën e së shtunës, në momentet e akteve të dhunës, teksa thotë se “qëndroni të fortë, jam me ju djema”.

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi ndërhyrje të huaja në protestë duke thënë se grupe të caktuara po tentojnë të shfrytëzojnë për interesa të jashtme pakënaqësitë legjitime të qytetarëve shqiptarë.