ATHINE - Një grup prej 35-40 anëtarë të partisë neonaziste greke, Agimi i Artë, kanë hyrë me forcë në spitalin Panarkadik të Tripolit në Greqi ku kanë kryer kontroll të dokumentacionit të personelit dhe pacientëve mbi kombësinë e tyre. Ky veprim është ndërmarrë me pretendimin se ka pasur ankesa nga shoqata e infermiereve se spitalet punësojnë emigrantë pa njohuritë e nevojshme në këtë sektor e madje edhe pa dokumentet e qëndrimit dhe punësimit në Greqi.
Gjatë kontrollit të ushtruar ata kanë kërkuar të mësojnë për kombësinë e personave që kuroheshin nëpër dhomat e spitalit dhe shtetasve të huaj u kanë kërkuar dokumentat. Ata kanë dëbuar me dhunë dhe kanë shtruar forcë mbi katër persona, të cilët ose nuk kishin dokumentat e nevojshme, ose refuzuan t’i paraqisnin ato.
Për këtë ngjarje kaq të rëndë, është pushuar nga puna, drejtoresha e spitalit të Tripolit, e cila lejoi hyrjen e aktivistëve të ‘Agimit të Artë’ në spital, si edhe nuk mori masat përkatëse për parandalimin e kësaj ngjarjeje.
Vlen të theksohet se akti i nonazistëve grekë, është kryer pas disa deklaratave të drejtoreshës së spitalit në fjalë, e cila ka shprehur shqetësim për punësimin e shtetasve të huaj nëpër spitale, të padeklaruar, pa sigurime shoqërore dhe pa njohuritë e nevojshme mjekësore. Në lidhje me masën administrative për pushimine saj nga puna drejtoresha e spitalit është shprehu se është vendim i padrejtë dhe se deklaratat e saj janë keqinterpretuar. Por nga ana tjetër ka mbështetur qëndrimin e “Agimit të Artë” përsa i përket punësimit të shtetasve të huaj pa dokumenta të ligjshme.
Kjo ngjarje nuk është e para në Greqi. I ka paraprirë një ndërhyrje e neonazistëve javën e kaluar përpara klinikave të “Mjekëvë pa kufij”. Por “Mjekët pa Kufij” kanë mbyllur dyert e klinikës dhe nuk kanë lejuar hyrjen e neonazistëve. Qëndrimi i tyre i vendosur ka bërë që të mos ushtrohet dhune dhe të mbrohen disa dhjetëra emigrantë e fëmijtë e tyre.
Neonazistët, pasi kanë hedhur parrulla raciste, janë larguar nga poliklinika e “Mjekëve pa Kufij”. Ndërkohë drejtusi i organizatës humanitare është shprehur se mjekët nuk do të frikësohen e as do të mposhten nga këto qëndrime raciste, pasi për ta nuk ka dallme mes pacientëve me kombësi të ndryshme.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com