Ekuadori i heq internetin Assange:
Do ndikojë në zgjedhjet amerikane

Ekuadori i heq internetin Assange:<br />Do ndikojë në zgjedhjet amerikane
Ishte shteti i Ekuadorit i cili i ndërpreu internetin themleuesit të Wikileaks Assange.

Ky i fundit  është strehuar në Londër në ambasadën  e shtetit jugperëndimor prej 4 vitesh.

Ishte pikërisht ministria e jashtme e Ekuadorit e cila i dha fund misterit se kush i shkëputi lidhjen Assange.

Arsyeja e këtij veprimi ka të bëjë me faktin se Wikileaks mund të ndikojë  të zgjedhjet presidenciale amerikane, duke publikuar emaile të kandidates Clinton.

Në komunikatën e lëshuar  thuhet se Ekuadori nuk ka vepruar nën presionin e asnjë vendi. Pra nuk ishte SHBA dhe as vetë Clinton që i kërkon këtij shteti të ndërmerrte një veprim të tillë.

Për më tepër edhe Washington mohon që t’ia ketë kërkuar një gjë të tillë Ekuadorit.

Wikileaks, rrjeti investigative i Assange i cili ka kërkuar mbrojtje, ka kërcënuar se do të publikojë emailie të cilat përfshijnë ish sekretaren Clinton me materiale kompromentuese.

Assange refuzon tu përgjigjet pyetjeve të prokurorëve në Suedi duke argumentuar se ka frikë të u ekstradohet në SHBA për t'u përballur me akuzat për spiunazhi ku rrezikon burgim të përjetshëm apo edhe dënimin me vdekje.

Gjyqtarët suedeze, nga ana tjetër, deri më tani kanë refuzuar të shkojnë në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni