Ekuban: Partizani për titull.
Dua të shënoj sa më shumë

Ekuban: Partizani për titull.<br />Dua të shënoj sa më shumë
Partizani po kalon një moment të mirë ashtu si edhe sulmuesi Ekuban.

Ky i fundit është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Korabin që luhet të shtunën.

Sulmuesi është shprehur se Partizani është i denjë për titull dhe se ai dëshiron të shënojë sa më shumë gola.

“Ndjehem mjaft mirë këtu pasi Partizani është një skuadër me rivalitet. Në dy ndeshjet e fundit jemi treguar konkretë përpara portës. Kampionati ka hyrë në një fazë interesante dhe fakti që kemi shkurtuar diferencën me Skënderbeun na jep një karikim më shumë për të ardhmen. Objektivi im personal është që të shënoj sa më shumë gola për Partizanin që të arrijmë objektivin titull”, është shprehur ai.

Sulmuesi Ekuban do të sqarojë se për të favorit për titullin nuk është vetëm Skënderbeu dhe Partizani por ai fut në garë për të dalë kampion edhe Tiranën e Kukësin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara