Ekuban qetëson Partizanin: Fitojmë
titullin, më pas flasim për të ardhmen

Ekuban qetëson Partizanin: Fitojmë<br />titullin, më pas flasim për të ardhmen
Sulmuesi i Partizanit, Ekuban ka siguruar se të paktën deri në qershor do të jetë pjesë e të kuqve, ndërsa më pas asgjë nuk dihet me saktësi, pasi mund të largohet për një kampionat më të fortë.
 
Sigurisht që do të më pëlqente të luaja në një kategori më lart se Serie B italiane, por për momentin jam i përqendruar vetëm te Partizani dhe do të jap më të mirën time.
 
Kontrata ime për momentin është deri në qershor dhe deri atëherë do të jem pjesë e Partizanit. Sigurisht që qëllimi im është të jap më të mirën për veten dhe skuadrën.
 
 Dua të fitojmë titullin dhe pjesmarrjen në Kupat e Europës , më pas do të jenë palët ata që do të mendojnë për të ardhmen time, pasi kontrata më përfundon në qershor. Tashmë duhet të japim të gjithë më të mirën për skuadrën e kuqe
” deklaroi ai.
 
Për sa i përket afrimeve në merkato, Ekuban tha se “Është e sigurt që ne jemi ekipi që jemi përforcuar më shumë në këtë merkato janari”përfundoi ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos