Ekuban vështirë të rikthehet te
Partizani, Chievo nuk e huazon më
Te Partizani e presin akoma pasi nuk mund të mësohen dot me idenë që nuk do të kenë më në skuadër një prej sulmuesve më të mirë të huaj që ka qenë e pjesë e të Kuqve por edhe kampionatit shqiptar në këto vitet e fundit.
Te Partizani e presin akoma pasi nuk mund të mësohen dot me idenë që nuk do të kenë më në skuadër një prej sulmuesve më të mirë të huaj që ka qenë e pjesë e të Kuqve por edhe kampionatit shqiptar në këto vitet e fundit.
Edhe pse nuk ja doli të fitonte titullin kampion që Partizani e mbylli kampionatin në vendin e 2-të një meritë të jashtëzakonshme e ka Ekuban, autori i 15 golave në sezonin e tij të parë me skuadrën e Starovës. Kartoni i sulmuesit ganez është në pronësi të Chievos që për ta lënë lirë lojtarin kërkon rreth 500 mijë Euro.
Të Kuqtë shpresojnë ende të kenë shërbimet e 23-vjeçarit edhe në sezonin e ri por kur dëgjon të tilla shifra dhe emra skuadrash të rëndësishme europiane që interesohen për Ekuban është e paimagjinueshme të mendosh që sulmuesi mund të kthehet te Partizani.
Në përfundim të miqësores ndaj Prishtinës në prononcimin e tij për Supersport trajneri Sulejman Starova la të kuptohet se në kampin e kuq presin ende një përgjigje nga Ekuban. Por pavarësisht deklaratave të trajnerit, është mëse e qartë që Partizani nuk ka potencialin ekonomik për të blerë kartonin e 23-vjeçarit, ndërsa Chievo nuk mendon ta huazojë më pasi dëshiron ta shesë lojtarin.
Në këtë mënyrë shanset që Ekuban të veshë sërish fanellën e kuqe janë fare minimale. Leeds United është klubi më i interesuar për momentin për të marrë shërbimet e Ekuban pasi i ofron lojtarit një pagë prej 170 mijë eurosh në sezon.
Por oferta e klubit nga Championshipi anglez nuk është e vetmja pasi për 23-vjeçarin po lëvizin edhe kroatët e Osijekut që pak javë më parë blenë zyrtarisht, kartonin e Eros Grezdës nga Lokomotiva e Zagrebit.
Interesim për lojtarin e Chievos ka edhe nga Rusia dhe duke patur parasysh të gjitha këto oferta tashmë mund të thuhet me plot gojën se Caleb Ekuban e përdori Partizanin si një trampolinë për tu transferuar te një klub më i rëndësishëm europian, sepse rikthimi i ganezit te të Kuqtë kryeqytetas tashmë ngjason më tepër me një utopi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41