Ekzekutime e tritol, Lleshaj: Nuk shembet Shqipëria nga një ose dy ngjarje! Numri i vrasjeve më i ulët në histori

GJIROKASTËR- Rendi dhe siguria në vend nuk janë cenuar nga ngjarjet e fundit kriminale! Kështu shprehet ministri Lleshaj, teksa u pyet nga Report TV për vrasjet dhe tritolin në Tiranë dhe Elbasan.

“Mos të biem në panik nga një ngjarje që të themi u shemb. Nuk shembet Shqipëria, as siguria, për një ngjarje, as për dy. Por ju them që gjithsesi, numri i veprave të rënda kriminale në Shqipëri është ky që është. Jemi më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, jemi shumë më poshtë, jemi shumë më poshtë sesa çdo periudhë e ngjashme e historisë sonë. Kaq është.Ne sot kemi rreth 35 vrasje deri tani", tha Lleshaj.

Teksa mori pjesë në prezantimin e forcave “Shqiponja” nga Gjirokastër Ministri Sandër Lleshaj u ndal tek shifrat, duke theksuar se numri i vrasjeve gjatë këtij viti është më i ulëti në histori.

"Pavarësisht ngjarjeve të fundit. Ngjarjet janë ngjarje, por ngjarjet nuk janë të atij niveli sa të përmbysin situatën. Pra duhet të bëjmë një dallim midis tablosë së përgjithshme të situatës së rendit dhe të sigurisë publike, e cila është duam apo nuk duam në nivelet më të mira historike. Se këtë e provojnë shifrat, të cilat janë publike tashmë, jo vetëm shifrat e publikuara nga ne, por edhe shifrat e publikuara në nivel ndërkombëtar”, tha ai.

I pyetur për rikthimin e parcelave me kanabis, Lleshaj tha se ka tentativa në fshatra të thellë, por mundësia e rikthimit të kultivimit masiv është zero.

“Kanabisi është goditur dhe këputur në mes. Sigurisht ka tentativa të izoluara, të shkëputura, në zona shumë të thella të cilat po  ndiqen këmba-këmbës, falë një angazhimi madhor të Policisë së Shtetit. Dhe mundësitë për një riaktivizim, për një ringjallje  apo për agravim të situatës janë zero", përfundoi Lleshaj.

Ndërsa për largimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Lleshaj deklaroi se Plarent Ndreca nuk ka dhënë dorëheqjen për çështje tenderash siç shkruhet në media, por ka marrë një detyrë tjetër në bazë të lëvizjeve paralele në administratë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 19/09/2020 23:53

    RESPEKTE PER SANDRIN,,NDER MINISTRAT ME TE MIRE TE QEVERISE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës