Ekzekutimet/ Vëllezërit Bilali u qëlluan me 15 plumba, makina e autorëve e vjedhur 2 muaj më parë (Detaje)

Ekzekutimet/ Vëllezërit Bilali u qëlluan me 15 plumba, makina e autorëve e vjedhur 2 muaj më parë (Detaje)

Dy viktimat Astrit dhe Brahim Bilali

Shqiptarja.com zbardh detaje të reja nga vrasja e dyfishtë dje në Shkodër. Astrit dhe Brahim Bilali janë përkatësisht babai dhe xhaxhai i Asmer Bilalit, ish-kampionit të boksit të arrestuar si pjesë e grupit Bajri në Shkodër, për këtë arsye vrasje e tyre çon drejt larjes së hesapeve mes dy grupeve të fuqishme në Shkodër. Bajrat pjesë e të cilëve sipas policisë e prokurorisë ishte djali e nipi i dy viktimave kanë prej gati një viti një luftë të hapur me fisin e Licajve.

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar në vendin e ngjarjes plot 15 gëzhoja automatiku kallashnikovi. Ndërkohë për të kuptuar se sa armë janë përdorur në këtë vrasje të dyfishtë, prokuroria ka urdhëruar që gëzhojat t’i nënshtrohet ekspertimit balistik për të mësuar nëse në këtë krim janë përdorur më shumë se një armë. Një detaj interesant që është zbardhur gjatë hetimit paraprak është fakti i makinës tip Benz me targa AA369RV, e cila është përdorur nga autorët e vrasjes. Një burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se automjeti që është përdorur në vrasje ishte i vjedhur në Shkodër dy muaj më parë. Ky automjet ishte kallëzuar në polici nga pronari në muajin Janar 2019, por policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e makinës.

Mjeti është gjendur ditën e djeshme i djegur në një rrugicë të lagjes në Shkodrës dhe me këtë mjet autorët janë larguar sapo kanë ekzekutuar dy vëllezërit Bilali. Më shpresën e gjëtjes të ndonjë prove ekspertët e policisë kriminale kanë bërë kqyrjen e makinës, por deri tanimë ende nuk dihet nëse janë gjendur armë. Gjatë analizmit të kësaj vrasje hetuesit thonë se autorët kanë përdorur të njëjtë skemë që për ta ka rezultuar e sukseshme, duke përdorur makinë të vjedhur, automatikë dhe më pas kanë djegur mjetin duke lënë në vendgjarje shumë pak prova. Një skemë e tillë ka qënë efikase për shumë atentate në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë, ku pjesa më e madhe e ngjarjeve është e pazbuluar nga policia dhe prokuroria.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar kontrollin në disa banesa në Shkodër dhe shoqërimin e disa personave. Mes personave të arrestuar janë anëtarë të familjes Lici në Shkodër, të cilëve u është bërë dhe kontroll banese, por pa rezultat. Ndërkohë mbi 15 persona janë shoqëruar në policinë e Shkodrës, ku janë marrë në pyetje dhe janë verifikuar me imtësi rreth vendit ku ndodheshin në momentin e vrasjes. Në pyetje janë marë dhe anëtarët e fisit Lici, të cilët pasi kanë dhënë deklarime mësohet të jenë lënë sërisht të lirë.

Ora 10:45
Pasioni i trashëguar brez pas brezi, kush ishte ish-kampioni i vrarë me vëllain e tij
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

    Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'