Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi, ‘përmbyset’ ngjarja! Pati shkëmbim zjarri mes dy personave, shqiptari i vrarë në tavolinë me njërën palë! Pronari i lokalit fshehu pamjet

Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi, ‘përmbyset’ ngjarja! Pati shkëmbim zjarri mes dy personave, shqiptari i vrarë në tavolinë me njërën palë! Pronari i lokalit fshehu pamjet

Viktima dhe makina e autorëve

GREQI- Disa ditë pas vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar, Pëllumb Islami në Athinë policia ka arritur të gjejë kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Që prej ditës së vrasjes, policia greke ka qenë në kërkim të këtyre pamjeve që në fakt janë fshehur nga pronari i lokalit në Athinë. Pamjet filmike të fshehura qëllimisht nga pronari i lokalit, kanë kthyer “përmbys” ngjarjen.

Nga kamerat filmike rezultoi se ditën e ngjarjes Pëllumb Islami (viktima) ndodhej në tavolinën e lokalit në Athinë me një person të armatosur. Ngjarja mori tjetër rrjedhë edhe për faktin se Islami nuk ishte objektivi por shoku i tij në tavolinë, i cili nisi sherrin me shqiptarët e tjerë.

Si u vra hidrauliku:

Policia gjeti kamerat e sigurisë dhe hodhi dritë mbi ngjarjen. Burime policore greke bëjnë të ditur se kanë parë një nga autorët të ulur në të njëjtën tavolinë me viktimën, hidraulikun 39-vjeçar. Shoqëruesi i viktimës kishte një armë me vete dhe hyri i pari në lokal. Më pas mbërritën edhe gjashtë persona të tjerë dhe shpërtheu një sherri mes tyre. Teksa një prej bandave qëlloi shoqëruesin e viktimës, që ishte objektivi, por plumbi kapi Pëllumb Islamin.

Kamerat e sigurisë bënë të pamundur përcaktimin me siguri se cila armë e plagosi për vdekje hidraulikun 39-vjeçar. Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se personat e përfshirë në përleshje nuk ishin shtatë, siç u raportua fillimisht, por tetë.

Njësia e Vrasjeve ka identifikuar dy persona, të cilët akuzohen për vrasje dhe gjashtë të cilët akuzohen për bashkëpunim në krim. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa policia vlerëson se disa fshihen në Greqi dhe disa në vendin tonë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi, lëshohen 7 urdhër-arreste! Personi që ishte në tavolinë me të dhe 6 anëtarë të grupit ‘L’

1678306534_64001677066532x1677066299islami133.jpeg

Prokuroria ka lëshuar shtatë urdhër-arreste për vrasjen e 39-vjeçarit Pëllumb Islami. Sipas mediave greke, 6 prej urdhër-arresteve janë për anëtarët e grupit kriminal të quajtur ‘L’, ndërsa personi i shtatë është personi i armatosur që dyshohet se ka qenë në tavolinë me Islamin kur e vranë.

6 prej anëtarëve të grupit të shqiptarëve që u larguan me ‘Jeep’ luksoz pas të shtënave ndodhen ende në Greqi, ndërsa një tjetër është arratisur drejt Shqipërisë.

39-vjeçari mund të mos jetë qëlluar aksidentalisht, shkruan Protothema. Ndërkohë po hetohet nëse ishte nën shënjestër për shkak të konflikteve me grupin.

 

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)