Një grup ekspertësh komunikimi dhe montazhi televiziv ka ngritur dyshime në lidhje me vërtetësinë e videos që tregon vrasjen masakër të prerjes së kokës së 21 pengjeve egjiptianë të krishterë në Libi. Sipas ekspertëve imazhet dramatike, të cilat çuan në ndërhyrjen ushtarake të Egjiptit, mund të kenë qenë të manipuluara.

Dyshimet kanë nisur pasi nga video e ISIS, xhihadistët shfaqen me një gjatësi sipas ekspertëve e panatyrshme portretizuar në video. Në mënyrë të vecantë, koka e ekzekutuesit, nuk është në proporcion me pjesën tjetër të skenës. Edhe përmasat e militantëve të tjerë, të cilët qëndrojnë në këmbë prapa shpinës së viktimave, janë tërësisht të shpërpjesëtuara.

Gjithashtu ekspertët hedhin dyshime edhe mbi vendin e masakrës, pasi sipas tyre nuk është e mundur që të ketë ndodhur në plazh por se terroristët kanë përdorur një ekran "gjelbër" për të krijuar imazhet.

Ndër pikat kryesore ku sipas ekspertëve duket se video është e manipuluar është edhe skena e fundit, ajo e detit të kuq. Kjo pasi për analistët është përdorur një efekt kompjuterik, pasi gjaku që del nga një plagë ka një ngjyrë shumë më të errët se sa ai që shihet në fazën e prerjes së kokës.

Edhe pse këto teri kanë një bazë minimale vërtetësie, kjo nuk është e para  dyshimet e para që ngrihen dyshime në lidhje me video e publikuar nga terroristët e ISIS. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)