Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Kamëz, makina e djegur e autorëve me targa të huaja, brenda saj gjendet arma e krimit! Viktima mik i Erigers Mihasit, i ekzekutuar më parë, ja pistat e hetimit

TIRANË-Ekzekutimi i 30-vjeçarit Can Kariçi brenda mjetit të tij në Kodër Kamëz është bërë me breshëri kallashnikovi nga të paktën dy persona. Autorët pasi kanë ndjekur 30-vjeçarin, i cili ka dalë nga një bar kafe e kanë ekzekutuar atë në momentin që sapo ka hyrë në mjetin e tij dhe më pas janë larguar me "Audin" që u gjet i djegur më pas në Institut. Mjeti i autorëve ishte me targa të huaja ndërsa brenda saj ndodhej dhe arma e krimit tip kallashnikov. Karriçi është qëlluar me katër plumba kallashnikovi në pjesën e sipërme të trupit, të cilët kanë rezultuar fatal.

Can Kariçi ishte një emër i njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm penal për krime kundër personit, vjedhje dhe armëmbajtjes pa leje. Ai ishte mik i Erigers Mihasit, i cili u ekzekutuar pak kohë më parë në zonën e Astirit.

Pikërisht e kaluara e tij është edhe pistë e hetimit nga prokuroria për ekzekutimin e 30-vjeçarit. Hetimi po bëhet edhe nëse Kariçi mund të ketë pasur konflikte me autorët apo nëse ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dyfishtë të Eriges Mihasit dhe Armand Dumanit në muajin nëntor në Astir. Në vendin e ngjarjes janë të paktën katër kamera sigurie që kanë fushëpamje të qartë dhe mund të kenë filmuar ekzekutimin dhe lëvizjen e autorëve. Kamerat janë sekuestruar nga policia ku pritet që të shërbejnë për zbardhjen e dinamikës dhe autorëve që ekzekutuan 30-vjeçarin Can Kariçi.

Can Kariçi u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, i cili po lëvizte me një 'Golf 5' në momentin kur është qëlluar. Edhe në mjetin e viktimës është gjetur një armë tip pistoletë.

Dinamika e vrasjes

30-vjeçari Can Kariçi ka qenë në lokal me miqtë e tij ndërsa është qëlluar sapo ka hipur në automjetin tip 'Golf 5' me targa të huaja rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje. Menjëherë pas krimit, autorët janë larguar me një mjet tip 'Audi'. Kjo makinë u gjet e djegur në zonën e Institutit pak minuta pas vrasjes.

Viktima me precedent penal

30-vjeçari Can Kariçi me origjinë nga Dibra dhe banues në Bathore, rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit ndërsa është arrestuar edhe në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s për armëmbajtje pa leje. Kariçit asokohe iu gjet një pistoletë tip ‘GLOCK’ dhe 16 fishekë në xhepin e xhupit. Në shkurt të këtij viti kur u arrestua ka qenë i dyshuar edhe për vjedhje. Kjo pasi në ambientet e lokalit ku u arrestua u sekuestruan edhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera. Këto targa dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Bashkë me të në atë periudhë u shoqëruan edhe pesë persona të tjerë.

1640296990_cankarici.jpg

Viktima Can Kariçi

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
U qëllua me 4 plumba kallashnikovi, zbardhet dëshmia e miqve të Can Karriçit me të cilët po pinte kafe pak para vrasjes

Can Karriçi është qëlluar me katër plumba kallashnikovi në pjesën e sipërme të trupit, të cilët kanë rezultuar fatal. Sapo ishte ngritur nga lokali ku kishte pirë kafen me tre persona të tjerë, mes tyre dhe një vajzë. Të tre janë pyetur nga hetuesit, dhe sipas gazetarit të Report Tv Sokol Dema kanë deklaruar se kanë parë duke ikur me shpjetësi mjetin Audi të autorëve. Sipas tyre, Kariçi ka qenë i qetë gjatë kohës në kafene dhe nuk ka shfaqur asnjë shqetësim.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së