TIRANË2 të rinj të vdekur, 3 fëmijë të vegjël të mbetur jetimë dhe ulërima e një nëne vetëm pak kilometra më tutje kur mësoi në market vrasjen e të birit ishte epilogu i një sage të gjatë historie kriminale për Erigers Mihasin, 32-vjeç, që u ekzekutua sot në Tiranë bashkë me mikun e tij teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit.

Ngjarje e mirëfilltë mafioze, një atentat i mirëpërgatitur, teksa autorët siç raporton edhe gazetari i Report Tv, Sokol Dema dyshohet se u larguan me mjetin e tyre në drejtim të Thumanës, ku edhe e braktisin për t'i vënë më pas flakën, siç është bërë tashmë traditë në disa dhjetëra ngjarje të ngjashme të ndodhur në rrugët e qyteteve tona. Brenda në makinën e djegur u gjetën 2 kallashnikovë. Të rinjve një breshëri kallashnikovi u mori jetën, vetëm 30 minuta pasi më parë ishin ndalur në një postbllok policor në zonën e Politeknikut në qendër të kryeqytetit. U lanë të lirë, një liri që rezultoi fatale. Pasi u qëlluan me armë, makina e viktimave u përplas me një shtyllë aty pranë. Viktimat kanë qenë të paarmatosur dhe pas kontrollit e mjetit të tyre në vendngjarje gjithashtu nuk është gjetur armë. 

Objektivi i atentatit duket se ka qenë Mihasi, edhe për arsyen se për viktimën tjetër Armand Dumani, 26-vjeç, nuk ka ndonjë precedent penal të regjistruar. 26-vjeçari Dumani ka qenë duke udhëtuar me mikun e tij, të cilin e kishte fqinj në zonën e Yrshekut në Tiranë, dhe nuk e ka menduar që ky do të ishte udhëtimi i tij i fundit.

Erigers Mihasi, që ishte në timonin e makinës luksoze, tip Audi A7 me targa AB008EM, që u bë shoshë nga plumbat, njihet si një personazh i rrezikshëm dhe me shumë lidhje në botën e krimit. 32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko.

Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, edhe ky i vrarë në një lokal në Tiranë në vitin 2016. Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij del edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit.

Ai me ish-policin Santiago Malkon dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigers Mihasi është shok i Ervis Martinajt.

Mihasi dhe grupi i Martinajt janë përmenduar edhe si të dyshuar në vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në Laç, 13 ditë më parë. Për këtë ngjarje kanë qenë në përgjim por asnjëherë zyrtarisht të akuzuar. 

Shqiptarja.com ka mësuar se të dy viktimat ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe banonin në zonën e Yrshekut në Tiranë. Mihasi ishte babi i 3 fëmijëve, 2 djemve dhe një vajzë e vogël. 

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të ish sheshit 'Shqiponja'. Ndërkohë që edhe policia e Elbasanit është vënë në lëvizje dhe ka ngritur postblloqe. Uniformat blu janë në kërkim të autorëve të një ngjarje që rrezikon të bëhet preludi i një përplasje bandash në kreyqytet. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:38
Detaje nga atentati mafioz në Astir/ Erigers Mihasi dyshohet edhe për vrasjen e ish- policit 13 ditë më parë në Laç

Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafioz i Tiranës. Sipas raportimeve viktima Ergers Mihasi dyshohet për vrasjen e ish- policit Xhelal Reçi, një ngjarje e ndodhur disa javë më parë në Laç. Megjithatë, për të nuk kishte asnjë akuzë zyrtare pavarësisht se përgjohej nga Prokuroria. Viktima e dytë e ditës së sotme, Armando Dumani ishte gjithashtu me precedent penal. Mihasi përpos grabitjes nën presionin e armës në banesën e prindërve të Elton Çiços, një ngjarje e regjistruar në Tepelenë ai gjithashtu dyshohej për bashkëpunim në sulmin me armë ndaj kompleksit ‘Eiffel’. Nga ana tjetër Dumani dyshohet se ishte i përfshirë në një graditje të një banke të nivelit të dytë.

Ndërkohë sa i përket autorëve dhe ngjarjes tragjitike të ditës së sotme, raportohet se ata e kanë ndjekur makinën për një kohë të gjatë dhe për të kryer ekzekutimin kanë pritur momentin ku janë gjendur në një zonë pa prani të kamerave të sigurisë. Pas atentatit, ata kanë mundur të depërtojnë mes makinave dhe të largohen. Policia ka gjetur dhe një mjet tip “Toyota” të djegur në zonën e Thumanës, tragat e së cilës rezultonin të vjedhura në Tiranë.

Ora 21:30
E dhimbshme/ Djali 32-vjeçar iu ekzekutua me breshëri kallashnikovi, nëna e mori vesh në market! Ulëriti dhe i ra të fikët

1636832168_Sequence03.00364201.Still037.jpg

Të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme në Tiranë. Mësohet se mamaja e 32-vjeçarit Erigers Mihasi e ka mësuar në një market dhe ka bërtitur e më pas i ka rënë të fikës. Mihasi ishte baba i 3 fëmijëve.

Ora 21:16
U ekzekutuan sot në atentatin mafioz, Mihasi la 3 fëmijë jetimë! 2 viktimat jetonin të dy në Yrshek

1636832429_viktima.jpg

Shqiptarja.com mëson se të dy viktimat e sotme në atentatin në Tiranë ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe banonin në zonën e Yrshekut në Tiranë. Mihasi ishte baba i 3 fëmijëve, 2 djemve dhe një vajzë e vogël.

Ora 21:04
Vrasja e dyfishtë në Astir, reagon Salianji: Breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, krimi po 'trimërohet'! Qeveria nuk ka as fuqi dhe as dëshirë të përballet

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me atentatin e mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

I revoltua ai thotë se breshëri plumbash po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zona të populluara dhe krimi po "trimërhet", ndërsa qeveria nuk ka fuqi dhe as dëshirë të përballet me krimin.

Salijanji e ka quajtur qeverinë ortakë të ngjarjeve kriminale dhe se duhen zhdukur njësoj si e keqë e madhe për cdo familje dhe për cdo qytetar.

Postimi i plotë i deputetit të PD: 

Sot thuajse si përditshëm kërciti automatiku në orën me më shumë lëvizje, breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zonat më të populluara dhe pa kursyer askënd dhe pa ju dridhur dora para askujt! Krimi është trimêruar dhe po bën kërdinë me eleminime të tipit mafioz, vrasje, grabitje, drogë, dhunë, vjedhje…

Për fat të keq siç e kemi paralajmëruar krimi pjell krim, perdorimi i bandave në zgjedhje praktikisht është dorezimi i territorrit dhe sovranitetit ne duart e tyre! Qeveria as nuk ka fuqi as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë, ata duhen zhdukur njësoj si e keqe e madhe për çdo familje, për çdo qytetar!

 

Ora 20:59
LIVE nga vendngjarja e atentatit mafioz në Tiranë, ja momenti kur nxirren trupat e të vrarëve

 

Ky është momenti kur nxirren trupat e 2 të vrarëve mbrëmjen e sotme në Tiranë. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive.

Ora 20:55
Gjendet një automjet i djegur në Thumanë, brenda 2 kallashnikovë! Dyshohet te jetë e atentatorëve të vrasjes së dyfishtë në Tiranë, targa e vjedhur

Dy kallashnikovë pa silenciator janë gjetur brenda një automjeti tip "Toyota" që është gjetur i djegur në afërsi të Thumanës në një zonë të pyllëzuar. Kjo dyshohet të jetë edhe makina e përdorur nga autorët e atentatit në Tiranë, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, targa "AA 532 ON" rezulton e vjedhur disa muaj më parë.

Në vendin ku u gjet makina e djegur, policia nuk gjeti asnjë person.

Ora 20:35
Sulme me armë dhe grabiti prindërit e Elton Çiços, kush është Erigers Mihasi që u vra sot në atentatin mafioz në Tiranë! Mik i ngushtë i Santiago Malkos

1636832057_Sequence03.00364201.Still037.jpg

Eriges Mihasi, që u vra sot,  i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i sulmit me armë ndaj kompleksit "Eiffel", është një personazh i botës së krimit i liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços, i cili është vrarë edhe ky në vitin 2016. 

Ai ishte mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish- policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigres Mihasi është shok i Ervis Martinajt.

Ora 20:31
VIDEO/ Vrasja në Tiranë, ka lëvizje në Elbasan! Policia ngrihet në këmbë dhe ngre postblloqe

 

 

Policia e Elbasanit ngre pike kontrolli ne dalje te autostradës Tirane-Elbasan te zona e quajtur rrethotullili i shijonit.

Po ndalohen dhe kontrollohen persona te dyshimet qe mund te kene dore ne vrasjen e ndodhur ne kryeqytet.

Ora 20:28
Report Tv zbulon emrin e viktimës së dytë nga atentati në Zonën e Astirit

Armand Dumani dyshohet se është viktima e dytë e atentatit në zonën e Astrit, mbërmjen e sotme. 

Ora 20:25
Vrasja mafioze në Tiranë, zbulohet emri i një prej viktimave! Kush është 'Boli', i njohur në botën e krimit

Rigers Mihasi rreth 40 vjeç dyshohet se mund të jetë një prej të vrarëve në Tiranë në atentatin e pak minutave më parë, të ndodhur në  Astir. Ai njohet në botën e krimi. 

Ora 20:16
Dalin FOTOT, shenja e plumbit në xhamin e parë të makinës ku u vranë 2 persona

Kjo është makina në të cilin 2 persona janë vrarë sot në zonën e Astirit në Tiranë. Siç e shihni në xhamin e parë të makinës janë shenjat e plumbave.

1636830927_Screenshot3.jpg

1636833102_Screenshot2.jpg

Ora 20:05
Atentati me 2 viktima në Tiranë, policia jep informacionin zyrtar dhe detajet

1636830127_Screenshot1.jpg

Atentati me 2 viktima në Tiranë, policia ka dhënë pak më parë informacionin zyrtar dhe detajet.

"Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur "2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë  zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.

Ora 20:01
Vriten dy persona, ja makina luksoze brenda së cilës u qëlluan me breshëri plumbash

1636829930_WhatsAppImage20211113at19.57.221.jpeg

Dy persona mbetën të vdekur brenda makinës së tyre luksoze "Audi" A 7 ngjyrë të bardhë mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Astrit në Tiranë. Makina në të cilën janë qëlluar dy personat ende të paidentifikuar ka qenë në lëvizje në momentin kur ndodhi ngjarja.

Ora 19:52
Breshëri armësh në drejtim të automjetit në Tiranë, Report Tv siguron pamje nga vendi i ngjarjes

Report Tv siguron pamje nga zona e Astirit në Tiranë ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.