TIRANË- Në atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje në Kodër Kamëz. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, bën me dije se viktimë e këtij atentati ka mbetur Can Kariçi 30 vjeç. I riu mësohet se po qarkullonte me një automjet tip 'Golf 5' në momentin kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Kariçi ishte mik i Erigers Mihasit, i cili u ekzekutua pak kohë më parë në zonën e Astirit së bashku me mikun e tij Armand Dumanit. Report Tv mëson se atij i është gjetur me vete edhe një pistoletë të tipit Beretta.

Dinamika e vrasjes
30-vjeçari Can Kariçi ka qenë në lokal me miqtë e tij ndërsa është qëlluar sapo ka hipur në automjetin tip 'Golf 5' me targa të huaja rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje. Dyshohet se vrasja është kryer me pistoletë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna arme. Menjëherë pas krimit, autorët janë larguar me një mjet tip 'Audi'. Kjo makinë u gjet e djegur në zonën e Institutit pak minuta pas vrasjes. Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Viktima me precedent penal
30-vjeçari Can Kariçi me origjinë nga Dibra dhe banues në Bathore, rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit ndërsa është arrestuar edhe në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s për armëmbajtje pa leje. Kariçit asokohe iu gjet një pistoletë tip ‘GLOCK’ dhe 16 fishekë në xhepin e xhupit. Në shkurt të këtij viti kur është arrestuar ka qenë i dyshuar edhe për vjedhje. Kjo pasi në ambientet e lokalit ku u arrestua u sekuestruan edhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera. Këto targa dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Bashkë me të në atë periudhë u shoqëruan edhe pesë persona të tjerë.

Pista e hetimit
Mendohet se e shkuara e 30-vjeçarit është shkak i ekzekutimit të sotëm. Edhe pse vrasja e Can Kariçit, mikut të Vis Martinajt është kryer në një zonë mjaft të banuar, s'ka kamera sigurie. 

 

Video nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Report Tv siguron foton, ky është 30-vjeçari i ekzekutuar sot në Kodër Kamëz

1640296734_f7836384863143ab99bb8dca3717a104.jpg

Report Tv ka siguruar foton e viktimës, Can Kariçi. 

Ora 22:44
Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Kodër Kamëz, del foto e makinës së djegur të autorëve

1640295918_MAKINA.jpg

Report Tv ka siguruar foton e makinë së djegur të autorëve të vrasjes së Can Kariçit në Kodër Kamëz këtë mbrëmje. Brenda mjetit tip 'Audi' është gjetur edhe arma e krimit, pistoletë me silenciator.

Ora 22:00
Atentati në Kodër Kamëz, viktima me precedent penal! Në zonë s’ka kamera sigurie

30-vjeçari Can Kariçi, i cili u ekzekutua mbrëmjen sotme në kodër Kamëz ishte një emër i njohur për policie. Ai ishte me precedent penal, i arrestuar më parë në fushën e krimeve kundër personit dhe po ashtu i arrestuar edhe në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s për armëmbajtje pa leje. Operacioni ka ndodhur disa muaj më parë në Lezhë, ku 30-vjeçari u gjet me një armë pistoletë tip ‘Glock’ me 16 fishekë që e mbante në xhepin e xhupit. Mendohet se e kaluara e tij është shkak i ekzekutimit. Në zonën ku ndodhi atentati, edhe pse është e banuar nuk ka shumë biznese dhe nuk ka kamera sigurie.

Ora 21:15
Del emri, kush është 30-vjeçari i ekzekutuar në Kodër Kamëz

 

Report Tv ka mësuar emrin e 30-vjeçarit që u vra me armë zjarri këtë mbrëmje në Kodër Kamëz. Viktimë ka mbetur Can Kariçi. 30-vjeçari nga Dibra i cili banonte në Bathore, u gjet i vdekur brenda një mjeti me targa të huaja dhe orës 20:00 këtë mbrëmje.

 

Video-arrestimi i viktimes në Fushë Milot
Ora 21:12
Vrasja e 30-vjeçarit në Kodër Kamëz, gjendet një 'Audi' i djegur në Institut! Dyshohet se i përket autorëve

1638997325_autoPolicianaten802x4451540233755.jpg

Një automjet tip 'Audi' është gjetur i djegur në Institut. Dyshohet se makina i përket autorëve të vrasjes së 30-vjeçarit me inicialet C.K., në Kodër Kamëz. Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e vrasësve.