1764535427_vrasjeneelbasan.jpg

Policia ka reaguar për vrasjen e Edmond Hykës alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç,  i cili u ekzekutua me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip "Range Rover", në karburantin "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit. 

Njoftimi i plotë i policisë: 

Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen "Emin Matraxhiu", brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç. 

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autoritorëve.


Lajmi kryesor:

Vritet me 2 plumba në kokë biznesmeni në Elbasan, u qëllua në karburantin e tij sapo hipi në 'Range Rover' (EMRI+FOTO+VIDEO)