Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka dhënë një konferencë për shtyp duke ndarë detaje lidhur me sulmin me armë në qendër të Krakovit, i cili la pas 6 viktima dhe 15 të lënduar.

Në banesën e 25-vjeçarit që qëlloi me armë janë gjetur trupat e pajetë të dy grave dhe një burri. “Duket se ata janë pjesëtarë të familjes së tij”, tha Tusk.

“Ka mundësi që në këtë shtëpi të ketë një sasi të konsiderueshme armësh”, vijoi kryeministri.

Ai shtoi se po kryhen kontrolle edhe për të verifikuar nëse automjeti i të dyshuarit përbën rrezik.

Tusk u shpreh se është “i bindur” që autoritetet do të jenë në gjendje të arrestojnë bashkëpunëtorët e autorit.

Shefi i Policisë së Polonisë, Marek Boron, deklaroi se efektivët shkëmbyen zjarr me autorin e armatosur tre minuta pasi morën njoftimin për sulmin.


Lajmi kryesor:

Poloni/ Sulm me armë në Krakov, 25-vjeçari hap zjarr nga makina! 6 viktima dhe 15 të plagosur, momenti kur policia neutralizon autorin (VIDEO)