Ekzekutimi i Bledar Muçës në lokalin e tij, denoncimi i Berishës disa muaj më parë: Organizohen lojëra fati në bar 'Pedonale'! Shiten edhe drogëra të forta

Ekzekutimi i Bledar Muçës në lokalin e tij, denoncimi i Berishës disa muaj më parë: Organizohen lojëra fati në bar 'Pedonale'! Shiten edhe drogëra të forta

1629793462_lushnje4.jpg

Bledar Muça, pronar i bar “pedonale” në Lushnje, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme ndërsa pinte kafe në lokalin e tij, ndërsa të plagosur mbetën edhe kunati i tij, Judin Velo si dhe 4 persona të tjerë.

Ndërkohë, në muajin shkurt të këtij viti ishte ish-kryeministri Sali Berisha që publikoi një denoncim të një qytetari pikërisht në lidhje me bar 'Pedonale' dhe pronarin e subjekti.

Sipas denoncuesit, pronari i lokalit, pra Muça, organizonte lojëra fati në lokal, e madje në ambientet e bar 'Pedonale' shiten edhe drogëra të forta.

Denoncuesi në postimin e Berishës përmend edhe bandën 'Hakmarrje për drejtësi', ku Muça ishte martuar me mbesën e anëtarit të kësaj bande, duke thënë se kjo bandë po punëson të rinjë të papunë dhe se kontrollon qytetin.

Denoncimi i Sali Berishës i postuar në muajin shkurt:

Ambjentet e lojrave te fatit online.

Ky ambjenti eshte biznesi i tyre “bar kafe pasticeri ” PEDONALE. Ketu tregohet qe eshte zen trutuari ne nje kohe kur ata hallexhinjt qe tregtonin fara dhe cigare te hapura per te mbajtur shpirtin gjall , duke i terhequr policia zvarr . Mos u cudisnin sepse te gjitha ngjarjet e bujshme dhe vrasjet qe kan ndodhur ne qytet gjat ketyre koheve jan pa autor . Sepse ata qe duhet ti zbulonin,  dhe e kan per detyr sepse  paguhen nga taksat tona kan zgjedhur ti sherbejn krimit .

Duke qen te 2-  ose 3- punsuar dhe duke qen ne ortakeri me ta. Brenda bizneseve te tyra tregtohen dhe drogra te forta si kokain dhe kanabis qe blihen shpesh edhe nga adoleshent. Ketu fillon dhe drama me e madhe … qe ngjan me ato filmat te Amerikes Latine qe ata qe e shesin i denoncojn te policia . Pasi policia i kap i con ne prokurori , kur gjykata jep nje vendim si : arrest shtepie , detyrim paraqitje si dhe me burg qe shkon deri ne 3-vjet e gjysem me pranim faj.

Dhe jan te detyruar familjaret e tyre te futen ne kredi ose ne borxh qe te paguajn gjyqtar , prokuror,avokat si dhe policet.Duke u gjetur ne kete situat keta te rinj te pa shpres i vet ofrohen te forteve te ketyreve ambjenteve qe ndoth qe ky te jet nje njeri i pa punsuar as nje her si ketu dhe ne emigrim. Por ky i pa shkoll ka ndo nje makin te bukur ,shtepi , biznes dhe shume te ardhura qe nuk dihen nga vin qe jan te punsuar nga kupola e madhe e hakmarrjes per drejtesi . Keta te pa shkoll dhe te fort kan dhe respektin e policis qe nuk i ndal per asgje.

Pushteti i kesaj bande nis qe ne hyrje te qytetit  te rreth rrotullimi i plugut te cilet kan ne pronesi nje tok u dhe tregtohen makina , dhe duke mbaruar ne dalje te Lushnjes te karburanti ” JOTI ” ku ketu ndahen interesat duke i kaluar djemve te z.Gramoz Ruci . Per te shkuar ne Divjak te ” toke e vdekur” ku dy her ne jave nisen gomonet dhe skafet ne drejtim te Italis me lend narkotike ” Kanabis” me bekimin e z.Erjon Brace dhe z.Fredi Kokoneshi ( kryetri i bashkis Divjak) .

Po i kthehem edhe nje her qytetit per te filluar pune ne administrat si bashki, hipotek,spital,post,shkoll . Po nuk pate para per te paguar duhet te paguash afer seksuale te deputeti i qytetit z.Bujar Cela. Kam shume gjera per te folur por do doja qe ju ti benit publike disa nga keto pasi ndihem e  rrezikuar familjarisht nese nuk me ruani anonimatin.

Do tju lutesha shume mos te me beni publik. Per te vertetuar te gjitha keto ju mund te vini te investigoni vet nepermjet gazetarve pa veshtirsi . Kam shume shpres qe ju do e denonconi kete rast dhe do e beni publile kete shqetesim qe nuk eshte vetem i imi por i gjith qytetit i cili mer frym por ka ndaluar se jetuari. Me shume respekt per ju , ju uroj pune te mbar dhe faleminderit per mirkuptimin.


Lajmi kryesor:

Vrasja e dhëndrit të anëtarit të bandës 'Hakmarrjes për Drejtësi', autorët e mbajtën në vëzhgim për 1 javë! Gjendet dhe një tjetër kallashnikov në makinën e vjedhur! Shoqërohen 2 persona si të përfshirë në ekzekutim


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)