Në kërkim për ekzekutimin e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori Vladimir Kola arrestohet në Gjermani

Në kërkim për ekzekutimin e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori Vladimir Kola arrestohet në Gjermani

Briken Sanaj dhe Vladimir Kola

TIRANË- Rreth dy vite pas ekzekutimit të Briken Sinajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori i vrasjes ka rënë në pranga në Gjermani. Vladimir Kola ishte shpallur në kërkim që prej 30 nëntorit 2022, ndërsa është lokalizuar në një qytetet të Gjermanisë, Wiesbaden.

Tashmë pritet që të nisin procedurat e ekstradimit që Valdimir Kola të përballet me drejtësinë shqiptare për vrasjen e Sinajt, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat si “Plagosje me pasojë vdekjen”, “Keqtrajtim”, “Vrasje”, “Armëmbajtje pa leje”.

"Sot me datën 16.04.2024, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në Gjermani u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar  Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana", njofton policia. 

Kapja e ekzekutorit të Sinajt u përshëndet edhe nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Po punojmë çdo ditë me INTERPOL për gjetjen e personave në kërkim policor dhe nga institucionet e drejtësisë. Përgëzime Policisë së Shtetit, Departamentit të Policisë Kriminale, Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe homologëve të Gjermanisë dhe Italisë, për kapjen në Shqipëri dhe në Gjermani të 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia dhe Shqipëria, njëri i dyshuar si autor i një ngjarjeje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë, në tetor 2022 dhe tjetri për trafikim ndërkombëtar narkotikësh”, shkruan Balla.

Për vrasjen e Sinajt është arrestuar edhe një prej bashkëpunëtorëve, Gjelosh Krasniqi, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Krasniqi u arrestua në Kosovë më 1 shkurt 2023, ndërsa ai dyshohet se është personi që i ka dhënë makinën vrasësit Kola. Në kërkim është ende Kened Antoni, 27-vjeçari nga Peja ka shitur automjetin ‘Mercedes Benz’ që u përdor për ekzekutim.

Vrasja e Briken Sinajt në tetor 2022
Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Vrasja për hakmarrje
Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë