Ekzekutimi i dy shqiptarëve në një kafene në Shkup, arrestohet pas 5 muajsh autori 31-vjeçar! Iu prezantua të rinjëve si polic dhe i vrau

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në një kafene në Shkup, arrestohet pas 5 muajsh autori 31-vjeçar! Iu prezantua të rinjëve si polic dhe i vrau

Dy shqiptarët që u vranë në Shkup në muajin mars

SHKUP- Një i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Kalanë e Shkupit në mars të këtij viti është vënë në pranga në Shkup. Bëhet fjalë për Jeton Krivanjevën dhe Enes Isenin të cilët u ekzekutuan me mbrëmjen e 7 marsit në një lokal gjatë natës në Shkup. Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë edhe kamerieri.  

Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar se 31-vjeçari i cili dyshohet të ketë qenë autori i ngjarjes u kap në zonën e Gazi Babës. 

Dy shqiptarët mbetën të vrarë pas një "bastisje" gjatë mbrëmjes së 6 marsit 2023 në Shkup. Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva dhe Enes Isenin, të cilët ishin të dy të ulur brenda një bar kafeneje rreth orës 20:15.

Mediat aso kohe raportuan se autorët, u prezantuan si policë dhe u thanë se po bënin kontrolle në një bar kafene me dy të rinjtë.

Pasi gjetën “objektivat” e tyre, autorët hapën zjarr duke lënë të vdekur në vend dy të rinjtë shqiptarë. Pas ngjarjes, autorët dogjën makinën pasi kryen atentatin, në afërsi të vendit të ngjarjes, në Çarshinë e Shkupit

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër