Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për të zbuluar vrasjen e kandidatit të PDK-së Elvis Pistës nga Rahoveci. Ai u ekzekutua me 4 plumba. Autoritete kosovare ende nuk i dinë as motivet e vrasjes e as nuk ka ndonjë të dyshuar. Ndonëse nuk japin shumë detaje në lidhje me hetimet, policia konfirmon se ato janë duke u zhvilluar intensivisht.
“Janë duke u zhvilluar hetimet për rastin ‘Pista’, por nuk ka diçka konkrete që mund të bëjmë publike”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Brahim Sadriu.
Sipas tij, policia ka intervistuar dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes, por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar. Edhe këpuca e gjetur pas murit rrethues të restorantit ku u vra kandidati i PDK-së sipas policisë nuk është e vrasësit .
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com