Ekzekutimi i Kastriot Reçit ende pa autor, qitësi profesionist dyshohet vrasës me pagesë

RRËSHEN - Vrasja biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen, vijon të mbetet pa autor. Policia ka ushtruar kontrolle të shuma në zonën e Mirditës si dhe janë marrë në pyetje disa persona por ende asnjë rezultat në identifikimin e autorëve.

Sipas veprimeve hetimore rezulton se autori i ngjarjes të jetë qitës profesionist, kjo duke ju referuar mënyrës së ekzekutimit të 47-vjeçarit Reçi. Dyshimet janë që kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë.

Autori ka qëlluar me snajper nga një distance afro 200 metra dhe ka qenë i saktë në shënjestrën e tij, duke lënë të vdekur në vend Kastriot Reçin duke mos dëmtuar asnjë person tjetër përreth zonës.

Prova të forta për grupin hetimor është arma e krimit si dhe parukja që ka përdorur autori që u gjetën në afërsi të tregut të qytetit të Rrëshenit, të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar për tu analizuar në laboratorin e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu po verifikohen me imtësi dhe kamerat e sigurisë, dy prej të cilave kanë filmuar autorin e ngjarjes, por edhe automjetin me të cilin ka ardhur.

Duke qenë se autori ka qenë i veshur si grua identifikimi i tij nga pamjet filmike është mjaft i vështirë. Ndërkohe po verifikohet edhe telefoni i viktimës për të parë bisedat telefonike apo dhe mesazhet e kohëve të fundit me ndonjë person të dyshimte.

Kastriot Reçi u ekzekutua me snajper rreth orës 11:00 të paradites së të martës, teksa po hynte në lokalin e tij në qendër të qytetit të Rrëshenit.

1578474780_1578395551kastriotreci.jpeg
Viktima Kastriot Reçi

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro