Ekzekutimi i ‘Mond Çekiçit’, policia lë të lirë mbi 20 të shoqëruarit! 43-vjeçari, pak sekonda para se të merrte 6 plumba në trup, i tha vrasësve të tij: Hapni rrugën gangstera

Mond Çekici as që duhej ta kishte çuar nëpër mend se disa sekonda më vonë do të ekzekutohej kur u tha dy të maskuarve në makinën e tyre, vetëm 3 m larg, hapni rrugën gangestera.

Prita ishte e qëllimshme dhe mbi 43 vjeçarin u dërdhën breshëri plumbash kallashnikovi. E gjitha ndodhi për 20 sekonda, në lagjen 16 të Durrësit, aty ku banonin prindërit e tij. Ish anëtari i banës së Durrësit mori 6 plumba në trup për shkak se kishte hapur derën e makinës çastin kur sulmoi verbalisht ata që e kishin marrë shënjestër, trupi u shemb jashtë në tokë.

24 orë pas vrasjes që tronditi qytetin bregdetar, policia ka shoqëruar më shumë se 20 persona. Pas marrjes në pyetje ata u lënë të lirë pasi nuk kanë ndihmuar shumë grupin hetimor në lidhje me ekzekutimin e Çekiçit. Të shoqëruarit kryesisht familjarë të viktimës dhe persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen.

Autorët kanë qenë dy, të kamufluar me veshje ushtarake dhe të maskuar me shall e kapuç. Pas të shtënave janë larguar me makinën e tyre “Benz” të zi, ndërsa e dogjën në fshatin Kantund i Sukthit  “Benz-i” i zi ishte me targa të vjedhura në Tiranë dhe brenda u gjet një armë e krimit tip kallashnikov AK-47, e cila dyshohet të jetë blerë jashtë vendit.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa zona në Durrës, por deri tani akoma nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes. Pista kryesore e hetimeve është e kaluara e 43-vjeçarit. Mond Çekiçi ishte shoku i ngushtë i Edmir Bregut, nga Kukësi, i cili gjithashtu është ekzekutuar dy muaj më parë po me breshëri kallashnikovi në po të njëjtin vend ku u vra Çekiçi.

Ai konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në qytetin bregdetar, por rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. 

Në muajin maj 2009 Edmond Koçi, u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Në një raport të ministrisë së brendshme të vitit 2016 thuhej se Çekiçi është pjesë shoqërore me Lulzim Berishën, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishajn, Marjel Fierzajn, Julian Meçajn, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Vrasësit ishin vetëm tre metra larg, Mond Çekiçi-ekzekutorëve në sekondat e fundit të jetës: Hapni rrugën gangstera

Vetëm një minutë para se te vritej, me breshëri  kallashnikovi anëtari i bandës së Durrësit, Edmond Koçi i njohur si Mond Çekiçi ndodhej më makinën e tij 3 metra larg makinës së autorëve. Burime të policisë për Report Tv, tregojnë se ai u tha ekzekutorëve, hapni rrugën gangestera, kurse shoferi u largua me vrap.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DR....: 21/03/2021 16:58

    Mond Cekicja

    Përgjigju
  • Shkodra: 21/03/2021 15:04

    Na tregoni pak o durresi cfar ka ber ky njeri ? Vrasje me dor tij ska ber

    Përgjigju
    • Ceni: 22/03/2021 20:31

      Po si jo ka pas lek me shum se bill gate,super miliarder thot ky

    • Per ty: 21/03/2021 17:04

      Ky o shkodra ka qenë nje nga kapot ne durres. Super miliarder dhe i rrezikshem.

  • Hdhdvscdv: 21/03/2021 12:20

    Shoferi e ka shitur.

    Përgjigju
    • Ben10: 21/03/2021 13:08

      Hallal leket!!! Nje plehre me pak!!! Boll lajme me ket, se na çat K....!!!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja