SHKODËR- Nuk ka zgjatur as 24 orë arratia e vrasësit të Prek Tonajt, mbrëmjen e kaluar në fshatin Grudë të Shkodrës. Policia ka arrestuar si autor Eduart Ksollën, 30-vjeç lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re, i cili dyshohet se ka vrarë për gjakmarrje 47-vjeçarin, Prek Tonaj. Eduart Ksolla është i biri i Pal Ksollës, i cili është vrarë në vitin 1996 nga një nga anëtarët e familjes Tonaj. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”.
47-vjeçari Pek Tonaj, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në fshatin Grudë e Re në Shkodër, brenda një lokali. Prek Tonaj prej disa vitesh ishte përgjegjës i ujësjellës kanalizime për Njësinë Vendore "Rrethina", ndërsa nuk fshihej nga frika e gjakmarrjes. Tonaj ishte person me precedentë, i arrestuar 11 vite më parë për tentativë vrasje.
Saga e vrasjeve mes fiseve
Prek Tonaj është viktima e tretë në këtë familje dhe vjen si rrjedhojë e një zinxhiri të gjatë vrasjesh. Familja Tonaj është në hasmëri me familjen Ksolla nga Dukagjini dhe me familjen Hasanaj. Historia nisi në komunizëm kur Pal Ksolla pas një debati në burg vrau Nikoll Tonajn, vëllanë e Prek Tonajt. Në vitin 1996 familja Tonaj merr gjakun e vëllait duke vrarë Pal Ksollën.
Ndërsa në 2011 familja Tonaj u përfshi në një konflikt tjetër me fisin Hasanaj për çështje votash por më pas janë konfliktuar në urën e Dukagjinit ka mbetur i vrarë Zef Tonaj, vëllanë e dytë të Prekës dhe është plagosur babai i tyre. Po në 2011 Prek Tonaj u arrestua për tentativë vrasje. Sipas njoftimit të policisë së asaj kohe, Tonaj së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër tentuan të vrasin një person për motive hakmarrjeje në fshatin Vuksan të Shkodrës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
12.9%
-
Të gabuar
85.2%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 310
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pamje magjike nga Hajmeli, 250 besimtarë krijojnë skenën e lindjes së Jezu Krishtit! Shfaqja ‘Betlehemi i gjallë’ merr vëmendjen e qindra vizitorëve
23 Dhjetor, 16:04
-
Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin
23 Dhjetor, 11:10
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Shkodër, i vjedhin në rrugë çantën me 170 000 lekë dhe paketa me cigare, arrestohen hajdutët
20 Dhjetor, 11:13
-
Do zhvillojë turizmin në Shkodër, drejt përfundimit rruga e re Shëngjin-Velipojë (VIDEO)
20 Dhjetor, 08:23
-
Shkodër/ Miratohet buxheti 29 milionë euro për 2025! Opozita bën ‘mosbindje civile’
19 Dhjetor, 20:44
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor, 15:05
-
Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë
19 Dhjetor, 13:53
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor, 09:37
-
Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave
18 Dhjetor, 15:03
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor, 08:18