Ekzekutimi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’ në Vlorë, arma e krimit ende s'është gjetur! 2 bashkëpunëtorët e Gerald Shehut dalin nesër para gjykatës

Ekzekutimi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’ në Vlorë, arma e krimit ende s'është gjetur! 2 bashkëpunëtorët e Gerald Shehut dalin nesër para gjykatës

Dy ditë pas vrasjes së recepsionistit Erald Nevruzi, policia nuk ka mundur ende të gjejë armën me të cilën Gerald Shehu e ekzekutoi.Pak orë pas vrasjes u gjet gëzhojë, por jo arma nga ka dalë plumbi. Ndërkohë makina me targa angleze e autorit të dyshuar 43-vjeccar, u gjet në Sarandë.

Report Tv mëson se dy punonjësit e Hotel Greccia, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët në kushtet e kërcënimit kishin bashkëpunuar me autorin, dalin nesër për masë sigurie në Gjykatën e Vlorës.

Si ndodhi vrasja

Pak pas mesnatës Gerald Shehu e qëlloi me dy plumba pistolete recepsionistin 31-vjecar, Eraldo Novruzi në shkallët e hotelit, tërhoqi trupin zvarrë deri në katin e nëndheshëm të hotelit.  Më pas ka detyruar dy punëtorët e hotelit, Daniel Qosja dhe David Larti ta ndihmojnë për ta zhveshur kufomën,  mbështjellë trupin e  viktimës me plastmas e çarçafë dhe transportuar në bagazhin e makinës. Autori ka djegur rrobat në furrën e picave dhe pasi e ka hedhur trupin në një rrëpirë në zonën e Gjipesë është kthyer në shtëpi. Ka marrë çantën dhe është larguar drejt Greqisë për në aeroportin e Korfuzit nga ku synonte të arratisej drejt Anglisë. Burime nga policia thanë se është dërguar dokumentacion dhe pritet ekstradimi në Shqipëri i Gerald Shehut.

Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit. 31- vjeçari Eraldo Nevruzi kishte një javë që kishte filluar punë në hotelin në fjalë.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut