Ekzekutimi i shqiptarit 2 vite më parë në Brazil, kush ishte Dritani, trafikanti misterioz që viktima duhet të lironte nga burgu! Detajet nga hetimet

Ekzekutimi i shqiptarit 2 vite më parë në Brazil, kush ishte Dritani, trafikanti misterioz që viktima duhet të lironte nga burgu! Detajet nga hetimet

Ilir Zelka, shqiptari i vrarë në Brazil

Më 1 dhjetor të 2020, në Brazil u ekzekutua shqiptari Ilir Zelka, që ishte 47-vjeç. Së fundmi ka qenë media braziliane R7, e cila ka bërë një investigim për ngjarjen por edhe hetimet për këtë vrasje të mistershme, që edhe pas 2 vitesh nuk ka asnjë person të dyshuar si autor. Ilir Zelka ishte pronar i një kompanie e cila ishte me qendër në Pragë por ende nuk ka asnjë informacion nëse vrasja e tij ka lidhje me këtë.

Në videon e materialit investigues gazetarët brazilianë pretendojnë se nga hetimet Ilir Zelka nuk kishte mbërritur në Brazil për turizëm seksual siç ishte dyshuar më parë por erdhi me një propozim konkret për të ndihmuar një shqiptar të dalë nga burgu.

Gazetarët thotë se shqiptari që duhej të nxirrej nga burgu ishte një person me emrin Dritan, i arrestuar në Rio de Zhanero në 2017 për trafik ndërkombëtar droge. Në dokumentet e policisë thuhet se Aline, një braziliane bashkëshortja e Dritanit, ishte takuar me Ilir Zelkën, i cili ishte prezantuar si daja i shqiptari të burgosur dhe me shumën 15 mijë euro do të punësonin një avokat. Aline komunikonte çdo gjë që bënte me shqiptarin misterioz që ishte në burg.

Gazetarët brazilianë thonë se familjarët e Ilir Zelkës nuk besojnë se vrasja ka lidhje me trafikun e drogës. “Nëse do të ishte kështu njerëzit do flisnin. Jemi një vend i vogël” thotë një person në telefon gazetarit brazilian, që duket se është i biri i Ilir Zelkës.

Kujtojmë se në momentin e ekzekutimit Ilir Zelka ishte duke ngrënë mëngjes në një restorant, në rajonin qendror të Sãn Paulos në Brazil. Autori i maskuar me bluzë të kuqe dhe kokore, e ka shigjetuar mirë Zelkën dhe më pas e ka qëlluar nga jashtë xhamit, teksa ai ka qenë duke shkruar në telefon. Zelka reagon menjëherë, duke tentuar të fshihet poshtë karriges, ndërkohë që autori largohet me shpejtësi me motor, duke humbur gjurmët.

Ajo çfarë dihet është se Zelka ka qëndruar në një hotel që nga 20 nëntori 2020 dhe në bar-restorant Zurich, ku u vra duke ngrënë mëngjes, shkonte çdo ditë, derisa u ekzekutua në datën 1 dhjetor. Pronari i hotelit ku u vra Zelka, e ka përshkruar shqiptarin si person të frikësuar dhe që dukej sikur ruhej nga diçka.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:10 (të datës 1 dhjetor) me orën lokale. Si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë ai ka ndërruar jetë në spital. Sipas të dhënave 47-vjeçari rezulton se ka qenë pronar i një kompanie që jepte prona me qera, me seli në Pragë, Çeki. Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij. Ai ishte bashkëpronar në kompaninë imobiliare "Zelka and Co." së bashku me një tjetër preson.  Kompaninë e ka hapur më 20 mars të vitit 2010 ndërsa në 9 mars 2019 është larguar nga kompania si bashkëpronar dhe si anëtar bordi. Sipas një përllogaritje të bërë në bazë të të dhënave të publikuara, kjo kompani arrinte vlerën 10 mijë dollarë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 01/09/2022 13:59

    Po ai ska fmi nga i doli cuni?

    Përgjigju
  • Turi: 01/09/2022 12:28

    Kush eshte grupi na fieri

    Përgjigju
    • Per turin: 01/09/2022 13:13

      Grupi kosovarve

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor