Ekzekutimi i Sotloff, familjarët
kreut të ISIS:Ku është mëshira jote?

SHBA - Familjarët e gazetarit amerikan Steven Sotloff i kanë dërguar një mesazh udhëheqësit të grupit terrorist ISIS, nëpërmjet të cilit i kërkojnë shpjegim për ekzekutimin e djalit të tyre.
 
Familja Sotloff theu heshtjen dje, në të njëjtën ditë kur zyrtarët e Inteligjencës amerikane konfirmuan se videoja e ekzekutimit ishte autentike.
 
"Kam një mesazh për Ebu Bekr el-Bagdadi, ku është mëshira jote?", tha zëdhënësi i familjes Sotloff, Barak Barfi para gazetarëve në arabisht.
 
Deklarata vazhdoi me përmendjen e pasazheve nga Kurani, me anë të të cilave Barfi i drejtohej el-Bagdadit duke e pyetur se pse ai i ka shkelur parimet.

"Unë jam këtu për të debatuar me dashamirësi. Unë nuk kam një shpatë në duart e mia, dhe unë jam i gatshëm për përgjigjen tuaj. Sot, ne u pikëlluam. Këtë javë, ne do të vajtojmë. Por ne do ia dalim nga kjo përvojë e hidhur. Nuk do të lejojmë që armiqtë tanë të na mbajnë peng me armët që ata posedojnë, frikën", -tha Barfi.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni