TIRANË- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar si autor të dyshuar për vrasjen e shtetasit Indrit Haliti, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër.
Burime nga policia e qytetit veriperëndimor bëjnë të ditur se Denis Arrila, 26-vjeç banues në fshatin Dobraç, komuna Rrethina në Shkodër sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasi Indrit Halili, ngjarje e ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në lagjen Partizani, afër "Kryqëzimit të Dobracit", në rrugën tek Pallati Halluneve, ku për pasojë 25-vjeçari Haliti ndërrojë dhe jetë.
Policia ka dorëzuar materialet hetimore në prokurorinë e rrethit Shkodër dhe ka nisur menjëherë punën për kapjen e autorit.//ATSH/
/Shqiptarja.com